Për një botë më të mirë

Për një botë më të mirë


Në fillim të dhjetorit, moguli i teknologjisë, Mark Zuckerberg u bë baba për herë të parë. Ai e quajti vajzën e tij Max dhe iu drejtua asaj me një letër shprese për një botë më të mirë. Duke lexuar letrën, përveç  gjeneratës së Max-it, Mark Zuckerberg ju drejtua të rinjve të sotëm si nismëtarët e këtij projekti  që do ta shndërrojë planetin ku jetojmë në një botë  ku secili prej nesh do zhvillojë potencialin e tij njerëzor. Mark Zuckerberg  deklaroi se do të investonte 99% të pasurise së tij në projekte me rëndësi për njerëzimin.

Stili i të bërit biznes nga të rinjtë e sotëm është i ndryshëm nga ai tradicional. Ata përqëndrohen më shumë të ndërtojnë një biznes ku komuniteti i tyre të përfitojë dhe të përmirësojë stilin e jetesës. Në të ardhmen nuk do të përbëjë lajm, shtimi i numrit të filantropistëve. Filantropia është kthyer tashmë në themel të bizneseve që po zhvillohen nga të rinjtë e sotëm . Ky model i ri përfaqësohet më së miri nga Mark Zuckerberg  dhe  një grup i madh të rinjsh që janë bërë miliarderë para të tridhjetave. Filozofia e re që po përhapet në botën e biznesit përmblidhet në një frazë të shkurtër të Mark Zuckerberg; “ Every good company starts with someone who cares about something, not with the decision to start a company” .

Tre janë projektet kryesore ku Mark Zuckerberg do të investojë: zhvillimi i potencialit njerëzor, edukimi i personalizuar dhe shëndetsia. Si shoqëri njerëzore ne shpenzojmë 50 herë më shumë për të trajtuar sëmundjet se sa për t’i parandaluar ato. Qëllimi është që gjeneratat e tjera të mos vuajnë nga sëmundje që shkatojnë humbje jete. Fëmijët që të zhvillohen duhet të kenë një jetë të shëndetshme.  Për të realizuar këtë  duhet të bëhen investime të rëndesishme  tani, për të marrë frutet që dëshirojmë në të ardhmen. Kjo fushë do të mbështetet financiarisht nga filantropia e familjes Zuckerberg dhe pse jo nga gjithë shoqëria njerëzore.

Edukimi është themeli i një bote që zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme  dhe ku mbizotëron paqja. Me teknologjinë e sotme shpejtësia për të mësuar aftësi të reja është rritur ndjeshëm , por jo të gjithë njerëzit kanë mundësinë t’i përdorin këto teknologji. Më shumë se gjysma e popullsisë botërore nuk është e lidhur në internet. Facebook e ka deklaruar dhe më parë mbështetjen e saj për lidhjen e sa më shumë njerëzve me internetin. Gjithashtu zhvillimi i potencialit njerëzor është në qendër të filantropisë së Zuckerberg.

Epoka që po jetojmë është më e mira për të shprehur dhe zhvilluar potencialin tonë, por kjo do një përkujdesje të vazhdueshme nga e gjithë shoqëria. Të gjithë shpresojmë për një jetë më  të mirë, por janë vendimet që marrim sot ato që ndërtojnë të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0