Suedia prezanton ditën e punës 6 orarëshe

Suedia prezanton ditën e punës 6 orarëshe


Suedia po prezanton ditën e punës 6 orarëshe për të rritur produktivitetin dhe t’i bëjë njerëzit  më të lumtur.

Punonjësit në të gjithë vendin po i përshtaten këtij stili të ri të punës. Qëllimi i kësaj nisme është që të rritet efektshmëria  dhe të krijohet sa më shumë kohë e lirë për jetën private të punëtorëve.

Kompania Toyata në Gothenburg, qyteti i dytë më i madh i Suedisë, ka 13 vjet që e ka bërë këtë lëvizje. Toyota raporton se stafi është më i lumtur, të ardhurat janë rritur dhe numri i largimeve nga puna është ulur.

Një tjetër kompani e zhvillimit të aplikacioneve, Filimundus, ka përqafuar 6 orarëshin e punës. Drejtori ekzekutiv i Filimundus tregon se 8 orarëshi i punës nuk është aq produktiv sa njerëzit mendojnë.

Të rrish i përqëndruar për 8 orë rresht duke kryer një punë është një sfide e madhe.  Në të njëjtën kohë, njerëzit e kanë të vështirë të menaxhojnë jetën e tyre private pas një dite të lodhshme.

Kompanitë që  kanë  pranuar të zbatojnë këtë metodë të re pune kanë marrë disa masa. Anëtarëve të stafit nuk ju lejohet të përdorin median sociale, takimet nuk zgjasin shumë dhe hutimet e tjera gjatë ditës duhen eliminuar. Qëllimi është që stafi të jetë sa më i motivuar për të punuar intensivisht në zyrë.

Dëshira e kompanive është që punonjësit të përqëndrohen më shumë për punën që bëjnë dhe të kenë energji të mjaftueshme  pasi të lënë zyrat e punës.

Sipas të dhënave të qeverisë Suedeze, doktorët dhe infermierët e spitaleve të vendit  kanë kaluar në një ditë pune 6 orarëshe.

Dita e punës 6 orarëshe është në fazën e parë të zbatimit. Fundi i vitit 2016 do të jetë i rëndësishëm për të vendosur nëse kjo metodë është e frytshme apo jo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0