Banka e Shqipërisë për vitin 2015

BSH per vitin 2015: Ndoqem politike monetare stimuluese per nxitjen e ekonomise


Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2015, ndoqi një politikë monetare lehtësuese, me qëllim stimulimin e mëtejshëm të kreditimit, për gjallërimin e ekonomisë së vendit dhe ankorimin e inflacionit drejt objektivit të synuar.
Banka e Shqipërisë uli dy herë normën bazë të interesit në muajt shkurt dhe nëntor, deri në minimumin e ri historik prej 1.75%, e cila është reflektuar në uljen e mëtejshme të normave të interesit. Në fund të këtij viti, interesi i bonove të thesarit arriti vlerat minimale për të gjitha maturitetet.Në veçanti, bonot 12- mujore zbritën në nivelin 2.26%, ndërkohë që një vit më parë interesi ishte në nivelin 3.31%. Interesi mesatar i depozitave 12- mujore në lekë, për periudhën janar – tetor 2015 ishte 1.4%, nga 2% që kishte në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Ndërsa, interesi mesatar i kredive të reja në lekë për 10-mujorin e këtij viti ishte 8.2%, nga 8.7% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë vitit 2015, rënia e interesave arriti të përmbushë objektivin e Bankës së Shqipërisë për uljen e kostos së kredisë dhe përfitimin e kursimeve në ekonominë e vendit.Dokumenti i politikës monetare të Bankës Qendrore është instrumenti kryesor ku gjejnë parashtrim parimet kryesore mbi të cilat mbështetet hartimi dhe zbatimi i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, si dhe paraqet kanalet kryesore të komunikimit të saj.
Dokumenti zbërthen në terma konkretë dhe transparentë objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë, si dhe kuadrin teorik e operacional të hartimit e zbatimit të politikës monetare. Dokumenti i Politikës Monetare është hartuar në vazhdim të atij për periudhën 2012-2014. Në linjat kryesore, strategjia e politikës monetare ruan parimet dhe praktikat e ndjekura prej Bankës së Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Ajo është pasuruar me elementë të rinj në procesin e analizës dhe të parashikimit, në përputhje me praktikat më të fundit ndërkombëtare në fushën e politikës monetare dhe në përputhje me zhvillimin e ekonomisë dhe të tregut financiar shqiptar.
Publikimi i këtij dokumenti shërben për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së Bankës së Shqipërisë. Njëkohësisht, ai shërben për ankorimin e pritjeve të agjentëve ekonomikë drejt objektivit të synuar të inflacionit prej 3.0%, duke ndikuar direkt në rritjen e efektivitetit të politikës monetare.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0