Pas një ndërprerjeje disa javore, Formula 1 pritet të rikthehet këtë fundjavë me Çmimi i Madh i Miamit, por zhvillimi i garës është vënë në pikëpyetje për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Lexo gjithashtu: Kina ndalon marrëveshjen Meta–Manus, thellohet rivaliteti global për inteligjencën artificiale
Parashikimet meteorologjike tregojnë një probabilitet shumë të lartë reshjesh, që arrin deri në 90%, me rrezik për stuhi të forta gjatë ditës së diel. Kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin normal të garës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e pilotëve dhe stafit.
Skuadrat kanë shfrytëzuar pauzën për të bërë përmirësime teknike. Ferrari pritet të prezantojë një dysheme të re dhe një version inovativ të krahut të pasëm, ndërsa Aston Martin, në bashkëpunim me Honda, ka punuar për të rritur besueshmërinë e motorit.
Sipas rregullave të FIA, gara mund të ndërpritet menjëherë nëse kushtet e motit rrezikojnë operimin e helikopterit mjekësor, veçanërisht në rast rrufesh. Gjithashtu, drejtori i garës mund të shpallë “rrezik shiu” kur probabiliteti i reshjeve kalon 40%.
Ndërsa ekziston edhe një mundësi teorike për zhvendosjen e garës në një ditë tjetër, një vendim i tillë do të kërkonte ndryshime të mëdha logjistike. Nëse kushtet përkeqësohen, anulimi mbetet një skenar i mundshëm për këtë fundjavë në Miami.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto