Meta rrezikon të përballet me një gjobë të konsiderueshme nga Komisioni Evropian, pas gjetjeve paraprake që sugjerojnë se kompania nuk po zbaton në mënyrë efektive rregullat për mbrojtjen e fëmijëve në platformat e saj, përfshirë Instagram dhe Facebook.
Lexo gjithashtu: Kina ndalon marrëveshjen Meta–Manus, thellohet rivaliteti global për inteligjencën artificiale
Sipas vlerësimit fillestar të autoriteteve evropiane, masat aktuale për të penguar përdorimin e këtyre platformave nga fëmijët nën 13 vjeç nuk janë të mjaftueshme. Edhe pse kushtet e përdorimit të kompanisë përcaktojnë qartë kufirin minimal të moshës, kontrollet praktike për verifikimin dhe zbatimin e këtij rregulli rezultojnë joefektive.
Zëvendëspresidentja e Komisioni Evropian, Henna Virkkunen, theksoi se platformat po bëjnë shumë pak për të parandaluar aksesin e të miturve, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre në mjedisin digjital.
Kompania amerikane tashmë ka mundësinë të reagojë ndaj këtyre akuzave dhe të propozojë masa korrigjuese. Megjithatë, nëse shkeljet konfirmohen përfundimisht, Meta mund të përballet me një gjobë që arrin deri në 6% të xhiros së saj globale vjetore, një ndëshkim i rëndë që reflekton seriozitetin e rregullave të Bashkimi Evropian për mbrojtjen e të dhënave dhe të miturve online.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto