Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe me shumicë. Sipas vendimit të bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Lexo gjithashtu: Lidershipi i brezit të ri, mësimet e Satya Nadella për CEO-t e së ardhmes
Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë përcaktohet 180 lekë/litër, ndërsa me shumicë 168 lekë/litër.
Vendimi i Bordit
Në mbledhjen e datës 29 Prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi:
- Nafta (gazoil, standard SSH EN 590):
- Çmimi me pakicë: jo më shumë se 203 lekë/litër
- Çmimi me shumicë: jo më shumë se 191 lekë/litër
- Benzina (standard SSH EN …):
- Çmimi me pakicë: jo më shumë se 180 lekë/litër
- Çmimi me shumicë: jo më shumë se 168 lekë/litër
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, 29 Prill, në orën 11:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të përcaktohen ndryshimet e reja.
Bordi tërheq vëmendjen e të gjithë operatorëve të tregut, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve, mund të vendoset pezullimi i aktivitetit të operatorëve të ndryshëm.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është e angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto