Girls in AI: Frymëzimi i brezit të ardhshëm të vajzave në STEAM - Business Magazine Albania

Girls in AI: Frymëzimi i brezit të ardhshëm të vajzave në STEAM

22-04-2026 Join

American Academy of Technology Tirana ka kënaqësinë t’ju ftojë në eventin “Girls in AI”, aktiviteti lançues i iniciativës së re Women in STEAM. Paneli do të zhvillohet të martën, më 22 prill, në orën 17:30, pranë ambienteve të American Academy of Technology TiranaTirana.

Ky event synon të nxisë diskutimin mbi mënyrën se si vajzat eksplorojnë dhe ndjekin studimet dhe karrierat në fushat STEAM, veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe teknologji, si dhe të lidhë pjesëmarrësit me profesionistë që ndajnë përvoja reale dhe këshilla praktike.

Gjatë këtij takimi interaktiv, paneli do ta trajtojë temën nga tre këndvështrime: rrugët akademike drejt STEAM, lidershipi në sektorin e teknologjisë i ndërtuar mbi aftësi komunikimi dhe marrëdhënie njerëzore, si dhe karrierat e bazuara në ekspertizë të fortë teknike—duke prekur motivimet dhe sfidat në secilin drejtim. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bëjnë pyetje dhe të angazhohen në një diskutim të shkurtër interaktiv, që synon të ndihmojë në formësimin e eventeve të ardhshme të kësaj serie.

Panelistët përfshijnë Donjeta Sahatciu dhe Sharon Mason.

Duke qenë se vendet janë të limituara, ju lutemi të regjistroheni paraprakisht nëpërmjet linkut:
https://forms.gle/eGTAmivsB59pcTFq7

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0