Mes gjelbërimit të thellë të rezervatit natyror të Gërmenj-Shelgër, një projekt familjar ka marrë formën e një modeli frymëzues të agroturizmit shqiptar. Jonida Hëna, themeluese dhe menaxhere e Ferma Sotira, ka ndërtuar së bashku me bashkëshortin e saj një destinacion të njohur për ushqimin organik, kalërimin në natyrë dhe kabinat tradicionale prej druri.
Në këtë bisedë me BusinessMag, Jonida ndan perspektivat e saj mbi turizmin shqiptar në vitin 2026, sfidat dhe mundësitë që hap ky sektor dhe rolin që gratë mund të luajnë në zhvillimin e tij. Për të, turizmi nuk është thjesht biznes, por një mënyrë për të treguar historinë dhe kulturën shqiptare me një mikpritje autentike.
Duke folur për pritshmëritë ekonomike dhe zhvillimin e sektorit, Jonida shprehet: “Për mendimin tim, gratë ende ngurojnë dhe nuk e shohin turizmin si diçka ku mund të investojnë. Unë mendoj se një grua mund të merret shumë mirë me turizëm, duke mirëpritur turistë dhe duke treguar traditën dhe kulturën tonë.“
Ajo shton se turistët kërkojnë eksperienca autentike: “Ata duan të dinë për të shkuarën dhe të tashmen dhe kjo mund të prezantohet shumë mirë përmes mikpritjes familjare, gatimeve tona dhe mënyrës se si tregojmë historinë tonë.”
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto