Astronautët e NASA-s vërtetojnë se edhe dërgimi i një email-i është shkencë raketash - Business Magazine Albania

Astronautët e NASA-s vërtetojnë se edhe dërgimi i një email-i është shkencë raketash

Astronautët e NASA-s vërtetojnë se edhe dërgimi i një email-i është shkencë raketash

Para se anija kozmike Orion të nisej të mërkurën, misioni Artemis II i NASA-s, rikthimi i parë drejt Hënës pas 50 vitesh, kishte kaluar tashmë një sërë sfidash teknike. Probleme me rrjedhje hidrogjeni dhe heliumi, një mburojë termike jo funksionale dhe defekte në sistemin e sigurisë kishin testuar durimin e ekipit në Tokë. Por tani që janë në hapësirë, katër astronautët po përballen me një sfidë krejt tjetër: Microsoft Outlook.

Gjatë ditës së parë të misionit, komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, hasi vështirësi në përdorimin e Outlook dhe iu drejtua menjëherë Kontrollit të Misionit për ndihmë teknike, sipas transmetimit live të komunikimeve. Fillimisht, problemi dukej i lidhur me softuerin Optimus, por më pas Wiseman raportoi një situatë më “tokësore”: në pajisjen e tij personale kompjuterike, një Microsoft Surface Pro i përdorur nga NASA, po shfaqeshin dy versione të Outlook, dhe asnjëri nuk funksiononte.

“Ajo që po shoh është se kam dy Microsoft Outlook dhe asnjëri nuk po punon. Nëse mund të lidheni nga distanca dhe të kontrolloni Optimus dhe këto dy Outlook-e, do të ishte perfekte,” tha Wiseman.

Pak më vonë, Kontrolli i Misionit solli lajmin e mirë. Ata kishin hyrë nga distanca në pajisjen e astronautit dhe kishin zgjidhur problemin. Outlook u hap me sukses, edhe pse shfaqej në modalitet offline, gjë që ishte plotësisht normale në kushte hapësinore.

Lexo edhe: Sekondi, startup-i që po sjell inovacion në industrinë e hoteleri-turizmit!

Kjo ngre një pyetje interesante: për çfarë dërgojnë email astronautët në hapësirë? A nuk është vetë fakti që janë në orbitë një arsye e mjaftueshme për të aktivizuar një “out of office”?

Por Outlook nuk ishte e vetmja sfidë “tokësore” që ata hasën. Menjëherë pas nisjes, sistemi i tualetit në anije pati një problem teknik. Sipas zëdhënësit të NASA-s, ventilatori i tualetit ishte bllokuar dhe ekipet në Tokë po punonin për të dhënë udhëzime se si të rregullohej. Fatmirësisht, ekzistonin sisteme rezervë për menaxhimin e mbetjeve, çka do të thotë se astronautët nuk do të përballeshin me skenarë të pakëndshëm në gravitet zero. Në fund, inxhinierët arritën të zgjidhnin edhe këtë problem, njësoj si me Outlook.

Dhe nëse arrijnë të rregullojnë si teknologjinë hapësinore, ashtu edhe një problem klasik me email-in, atëherë ndoshta rrethimi i Hënës është pjesa më e lehtë e këtij misioni. Do të ishte tundim i madh t’i kërkoje Kontrollit të Misionit ndihmë edhe për problemet e përditshme me Outlook në Tokë, por me shumë gjasë, ata kanë prioritete pak më të mëdha për momentin.

techreuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0