OTP Bank Albania forcon prezencën me hapjen e një dege moderne në qendër të Tiranës - Business Magazine Albania

OTP Bank Albania forcon prezencën me hapjen e një dege moderne në qendër të Tiranës

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

OTP Bank Albania inauguroi një degë të re në godinën DownTown, në zemër të Tiranës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin e rrjetit të degëve sipas standardeve më të fundit të Grupit OTP.

Me një rrugëtim të nisur nga viti 2025 edhe kjo degë e re pasqyron një qasje moderne në shërbimin bankar, – ku degët nuk konceptohen më thjesht si pika shërbimi, por si hapësira funksionale dhe mikpritëse, të dizenjuara për të përmirësuar ndërveprimin dhe përvojën e klientit. Me fokus tek cilësia, komoditeti dhe thjeshtësia, OTP Bank Albania i qëndron besnike investimit në një model që ndërthur praninë fizike me standardet më të mira si: shërbimi, organizimi dhe komunikimi.

Gjatë eventit të inaugurimit, z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, theksoi:  “Strategjia jonë është të jemi një bankë model për të gjithë klientët. Degët e reja ofrojnë më shumë privatësi, më shumë hapësira digjitale dhe një cilësi më të lartë shërbimi si për klientët, ashtu edhe për stafin. Synimi ynë është të bëhemi një nga bankat më të mëdha në vend dhe njëkohësisht më e mira për sa i përket shërbimit ndaj klientit.”

Lexo edhe: OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

Hapja e kësaj dege përkon me 7-vjetorin e ardhjes së Grupit OTP në Shqipëri, një ndër grupet lider në tregun fianciar në Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE). Që prej hyrjes në treg, Grupi ka treguar angazhimin e tij për rritje dhe e konsideron Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për investime. OTP Bank Albania po modernizon infrastrukturën e saj IT dhe atë digjitale, përfshirë sistemin e mobile banking dhe pagesave, duke u pozicionuar në pararojë të inovacionit digjital.

Shella në fjalën e tij shtoi: “Ajo çka na bën unik është ndërtimi i marrëdhënieve të forta dhe transparente me klientët. Investimet tona përgjatë vitit 2026 do të vazhdojnë si në zgjerimin e rrjetit të degëve, ashtu edhe në forcimin e burimeve njerëzore, duke siguruar cilësinë më të lartë të stafit në sistemin bankar.”

Dega e re DownTown në Bulevardin Bajram Curri ofron shërbime për klientët nga e hëna në të shtunë, duke sjellë një ambient modern bankar që forcon angazhimin afatgjatë të OTP Bank Albania për inovacion dhe rritje të qëndrueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0