Lagarde paralajmëron: Lufta në Iran mund të tronditë ekonominë globale më shumë se ç’mendojmë - Business Magazine Albania

Lagarde paralajmëron: Lufta në Iran mund të tronditë ekonominë globale më shumë se ç’mendojmë

Investitorët nënvlerësojnë ndikimin ekonomik të konfliktit iranian, ndërsa çmimet e naftës dhe metaleve rriten dhe tregjet globale shfaqin pasiguri.

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Bursat europiane hapën të premten me humbje, duke sfiduar pritshmëritë për rritje, pasi investitorët mbetën skeptikë mbi mundësinë e një armëpushimi në luftën e Iranit. Indeksi pan-europian Stoxx Europe 600 ra 0.21%, gjermania DAX u ul 0.28%, francezja CAC 40 0.043%, ndërsa britanikja FTSE 100 shënoi 0.025% në orën 9:00 CET. Euro Stoxx 50 zbriti 0.18%, ndërsa Spanja me IBEX 35 ishte një nga pak tregjet që shënoi rritje modeste, 0.034%.

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump vendosi të shtyjë për 10 ditë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, tregjet amerikane hapën me fitime të parashikuara deri 0.4%, por shitësit u rikthyen menjëherë pas hapjes.

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, paralajmëroi se tregjet financiarë nënvlerësojnë pasojat ekonomike të luftës në Iran. Në një intervistë për The Economist, Lagarde tha se konflikti përbën “një goditje të vërtetë” që është “ndoshta më e madhe se ç’mund të imagjinojmë aktualisht”. Ajo shtoi se shumica e ekspertëve teknikë nuk parashikojnë një kthim të shpejtë në normalitet, duke përmendur dëmet në infrastrukturën energjetike dhe ndikimet e zinxhirit të furnizimit që tregjet ende nuk i kanë çmuar plotësisht.

Lagarde përmendi si shembull heliumin, i cili transitohet kryesisht përmes Gjirit të Hormuzit dhe është thelbësor për prodhimin e mikroçipeve, duke theksuar se mungesa e tij ende nuk reflektohet në çmimet e gjysmëpërçuesve. “Po mësojmë pak nga pak, ditë pas dite, se cilat do të jenë pasojat reale,” tha ajo.

Në Wall Street, S&P 500 ra 1.7% të enjten, shënuar si dita më e keqe që nga janari, Dow Jones Industrial Average u ul 1%, dhe Nasdaq composite 2.4%.

Lexo edhe: Kriza energjetike e 2026 vs 2022, çfarë duhet të dinë investitorët dhe kompanitë

Në Azi, tregjet shënuan humbje të gjera: Kospi i Koresë së Jugut ra 1.8%, Taiex i Tajvanit 1.2%, dhe Sensex i Indisë 1.1%. Nikkei 225 i Tokios zbriti 0.2%, dhe S&P/ASX 200 i Australisë 0.4%, ndërsa Hang Seng i Hong Kongut ishte një përjashtim, me një rritje modeste 0.6%.

Çmimet e naftës rifilluan rritjen: Brent Crude u ngjit mbi 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane tregtohej pak nën 96 dollarë, me një rritje mbi 1.5%. Gjiri i Hormuzit ka qenë pothuajse i mbyllur që nga fillimi i konfliktit, megjithëse Irani deklaroi se kjo mbyllje prek vetëm anijet armiqësore. Disa anije paguajnë për të kaluar tani në juan kinez, sipas Lloyd’s List Intelligence.

Ari u rrit 1.3% duke shkruar në 4,431.80 dollarë për ons, ndërsa argjendi fitoi 2.1% duke shkruar  në 69.39 dollarë. Euro tregtohej në 1.1540 dollarë, nga 1.1527 dollarë më parë.

Në korporata, prodhuesit e pijeve Pernod Ricard dhe Brown-Forman, pronar i whisky Jack Daniel’s, konfirmuan fillimin e bisedimeve për një bashkim që do të kombinonte prodhuesin e dytë më të madh të pijeve me prodhuesin më të madh të whisky amerikan.

Ministrat e Jashtëm të G7 vazhduan takimet e tyre në Francë, ku luftërat në Iran dhe Ukrainë ishin temat kryesore. Afrika e Jugut, e ftuar si vëzhguese, nuk do të marrë pjesë pasi Franca tërhoqi ftesën pas një kërcënimi nga SHBA-ja për bojkot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0