Komisioni Evropian prezantoi ditën e sotme propozimin për EU Inc., një kuadër të ri të harmonizuar ligjor për kompanitë në të gjithë Bashkimin Evropian. Ky model opsional, digjital që nga fillimi, synon të lehtësojë krijimin, funksionimin dhe zhvillimin e bizneseve në të gjitha vendet anëtare, duke nxitë që sipërmarrësit të qëndrojnë në Evropë dhe ata që e kishin konsideruar largimin të rikthehen.
Sot, për shumë sipërmarrës dhe kompani inovative, zgjerimi nëpër kufijtë e BE-së do të thotë të përballen me një peisazh të fragmentuar ligjor: 27 sisteme kombëtare dhe mbi 60 forma juridike kompanish. Ky kompleksitet mund të vonojë krijimin e një kompanie për javë apo muaj, të ngadalësojë rritjen, të rrisë kostot dhe të pengojë shkallën e zhvillimit.
EU Inc. adreson këtë sfidë përmes një rregulloreje të harmonizuar që kompanitë mund të zgjedhin, duke zëvendësuar nevojën për të naviguar ndërmjet shumë kuadrove kombëtare dhe duke çliruar potencialin e plotë të Tregut të Vetëm. Propozimi synon të rrisë konkurrencën e BE-së, të ulë fragmentimin dhe të përmbushë nevojat e kompanive inovative, siç theksohet edhe në Raportin Draghi dhe në fjalimin e Presidentes von der Leyen për SOTEU 2024–2029.
Presidentja Ursula von der Leyen deklaroi: “Evropa ka talentin, idetë dhe ambicien për të qenë destinacioni kryesor për inovatorët. Sot, sipërmarrësit përballen me 27 sisteme ligjore dhe mbi 60 forma kompanish kombëtare. Me EU Inc., krijimi dhe zhvillimi i një biznesi në Evropë bëhet shumë më i lehtë. Çdo sipërmarrës do të mund të krijojë një kompani brenda 48 orëve, nga çdo vend i BE-së dhe plotësisht online. Ky është vetëm fillimi. Qëllimi ynë është i qartë: një Evropë , një treg, deri në 2028.”
Karakteristikat kryesore të EU Inc. përfshijnë:
Regjistrim i shpejtë: mundësi themelimi në 48 orë, me kosto nën 100 € dhe pa kapital minimal.
Procedura të thjeshtuara: informacioni i kompanisë dorëzohet një herë përmes një ndërfaqeje të BE-së, ndërsa Komisioni krijon një regjistër qendror EU.
Operacione digjitale: gjithë proceset koorporative do të jenë digjitale që nga fillimi.
Procedura të thjeshtuara likuidimi dhe falimentimi për startup-et inovative.
Lehtësira për investime dhe për të tërhequr talent: opsione aksionesh për punonjës në gjithë BE-në, dhe qasje në tregjet e kapitalit.
Liri për zgjedhjen e vendit të regjistrimit dhe fleksibilitet për lloje të ndryshme aksionesh.
Komisioni gjithashtu propozon digjitalizim maksimal të ndërveprimeve me autoritetet publike, mundësi për gjykata të specializuara për EU Inc., punë 100% përmes telework për startup-et inovative dhe masa për akses në kapital për startup-et dhe scale-up-et. Në taksonomi, EU Inc. do të lejojë SME-të të aplikojnë rregullat tatimore të vendit të tyre dhe do të krijojë një kuadër ligjor të harmonizuar për tatimin e korporatave.
Hapat e ardhshëm përfshijnë diskutimin e propozimit në Parlamenti Evropian dhe Këshillin e BE-së, me synimin për një marrëveshje deri në fund të vitit 2026.
EU Inc. është një pjesë kyçe e agjendës së konkurrencës së BE-së dhe synon të lehtësojë rritjen dhe inovacionin e kompanive në Tregun e Vetëm./BusinessMag
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto