Nga Silicon Valley në Prishtinë: Jonika Hoomes, punonjësja e parë shqiptare e Google, vjen në PowerToHR më 6 dhe 7 maj.
Ajo është folësja e parë globale e prezantuar nga samiti global PowerToHR. Me 19 vite përvojë në ndërtimin e partneriteteve globale, zhvillimin e bizneseve me vlerë miliardëshe dhe udhëheqjen e ekipeve strategjike në Ads, Android, Developers dhe Cloud, Jonika sjell eksperiencën e saj unike drejtpërdrejt tek profesionistët shqiptarë dhe të rajonit, duke treguar se talenti ynë mund të ketë ndikim në skenën më të madhe globale.
Lexo edhe: PowerToHR – 2 ditë, 100+ mënyra për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj
Sot, si themeluese e Integralis Leadership, Jonika ndihmon ekzekutivët të rriten profesionalisht, të udhëheqin me guxim dhe të menaxhojnë tranzicione të sfiduara me ndikim të lartë. Pjesëmarrja e saj në PowerToHRnuk është thjesht një sesion – është dëshmi se profesionistët shqiptarë mund të jenë pjesë e skenës më të rëndësishme globale dhe një mundësi e rrallë për të mësuar drejtpërdrejt nga dikush që ka vepruar në këtë nivel për dy dekada.
PowerToHRështë samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani. Me dy ditë dhe mbi 100 sesione interaktive, ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe globalë, rrjetëzim profesional dhe eksplorim të temave kyçe të punës moderne. Biletën për këtë samit mund ta siguroni këtu: https://www.powertohr.com/ticket
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto