Një student i dizajnit në Britani ka thyer tabu në botën e pajisjeve shtëpiake me një zbulim që kombinon thjeshtësinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Gabriel Kay, i diplomuar në De Montfort University në Leicester, ka krijuar ‘Osiris’, një çajnik modular që mund të riparohet nga çdokush me një çelës thjesht.
I frymëzuar nga idetë e ‘Fairphone’ për pajisje që riparohen, Kay ka vendosur t’i japë një rifreskim kulturës së konsumit për pajisjet e përditshme. Çajniku i tij ka pjesë të shkëputshme që mund të zëvendësohen lehtësisht, duke i dhënë përdoruesve besimin se mund të kryejnë mirëmbajtjen e tyre pa frikë nga elektronika e ndërlikuar.
Lexo gjithashtu: Pse historia e Richard Branson frymëzon më shumë se çdo tekst i shkruar nga AI?
“Shumë nga pajisjet shkojnë direkt në plehra pa nevojë. Qëllimi im ishte t’i bëja njerëzit të ndiheshin komod me procesin e riparimit,” thotë Kay. Ideja e tij vjen në një kohë kur mbeturinat elektronike tejkalojnë përpjekjet për riciklim me një raport 5 me 1. Sipas OKB-së, çdo vit prodhohen 62 milion ton mbetje elektronike, ku pajisjet e vogla shtëpiake, përfshirë çajnikët dhe tostierët, përbëjnë një të tretën.
Çajniku ‘Osiris’ nuk është vetëm një pajisje inovative – ai është një mesazh i qartë për të krijuar produkte që zgjatin dhe që mund të mirëmbahen, duke reduktuar ndotjen dhe mbetjet. Projekti i Gabrielit është tashmë i vlerësuar në nivele të ndryshme dhe pritet të frymëzojë një brez të ri dizajnerësh të fokusuar te qëndrueshmëria dhe riparimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto