Nuk e kuptojmë sa shumë kohë kalojmë duke rrëshqitur në ekranet tona derisa një ditë ndjejmë se jeta po na shpëton nga duart. Kaitlyn Regehr, eksperte e ‘ushqimit dixhital’ dhe autore e Smartphone Nation, na tregon se si mund të rimarrim kontrollin mbi telefonin pa e hequr fare nga dora.
Në vend që të luftojmë me teknologjinë, Regehr sugjeron të bëjmë zgjedhje të ndërgjegjshme: vendos limite për aplikacionet më të përdorura, çaktivizo njoftimet që të shqetësojnë, zhduk aplikacionet sociale nga ekrani kryesor dhe fokusohu tek cilësia e kohës që kalon në telefon. Për të, çdo klikim është një zgjedhje dhe është koha ta bëjmë atë me mend.
Lexo gjithashtu: Deri në 2033, një e treta e personave mbi 70 vjeç pritet të jenë ende në punë
Programet e saj të mentorimit dixhital në shkolla tregojnë se fëmijët mësojnë më shumë kur udhëhiqen nga bashkëmoshatarët e tyre, duke ndryshuar kulturën e përdorimit të teknologjisë që nga brenda komunitetit. Një qasje që thjesht funksionon: më pak rrëshqitje, më shumë jetë reale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto