Kur ëndrra mund milionat, si një aventurë në FA Cup bashkoi... - Business Magazine Albania

Kur ëndrra mund milionat, si një aventurë në FA Cup bashkoi një qytet të tërë?

Në një cep të qetë të Anglisë, ku futbolli luhet më shumë me zemër sesa me para, ndodhi diçka që Macclesfield nuk do ta harrojë kurrë.

Kur shorti i vuri përballë gjigantëve të Crystal Palace, pak kush jashtë qytetit besoi te mrekullia. Përballë tyre ishte një skuadër e Premier League, mbajtëse e FA Cup, me yje ndërkombëtarë dhe buxhete marramendëse. Ndërsa Macclesfield? Një ekip i renditur në mesin e kategorisë së shtatë të futbollit anglez, 116 vende më poshtë se kundërshtari.

Por FA Cup jeton për netë të tilla.

Në një mbrëmje që dukej e shkëputur nga një film, “underdog”-u bë realitet. Macclesfield tronditi Crystal Palace dhe shkroi historinë. Fitorja i çoi drejt një tjetër përballjeje gjigante në shtëpi, këtë herë kundër Brentford, duke e zgjatur ëndrrën që kishte përfshirë gjithë qytetin.

Një qytet që u zgjua nga futbolli

Efekti nuk u mat vetëm me biletat e shitura apo lokalet plot. Edhe pse pub-et u mbushën, dritaret e dyqaneve u veshën me blu dhe shallët përkujtimorë u shitën brenda orëve. Fëmijët që deri dje brohorisnin për “superklubet” e Premier League, papritur gjetën heronjtë e tyre në lagje.

Për një qytet që kishte përjetuar pasiguri ekonomike dhe rënien e klubit të mëparshëm, kjo aventurë ishte më shumë se futboll, ishte ringjallje.

“Është gjëja më e madhe që ka ndodhur këtu prej kohësh,” thotë Nick Carter, kasapi i qytetit që dikur furnizonte klubin me byrekë për tifozët. “Është reklamë fantastike për Macclesfield dhe frymëzim për të rinjtë.”

Lexo gjithashtu: Nuk shpëton më askush? Sistemi i ri me AI kap hajdutët në flagrancë

Nga fusha me lopë te ëndrra e madhe

Historia e klubit është po aq e jashtëzakonshme sa fitorja. “E nisëm në kategorinë e nëntë,” kujton komentatori i klubit, Richard. “Transmetonim ndeshjet në një fushë me lopë. Sillnim energjinë elektrike me vete, tavolinën, dritën dhe çadrën. Dhe ja ku jemi sot.”

Në stadiumin Moss Rose, emocionet ishin të prekshme. Para ndeshjes kundër Brentford, trajneri John Rooney, vëllai i ish-yllit të Anglisë Wayne Rooney, rrinte i heshtur në dhomat e zhveshjes, me këmbën që i dridhej nga tensioni. Pak çaste më parë, fëmijët e tij kishin pozuar me trofeun e FA Cup.

Groundsman Jim, që kujdeset për fushën prej më shumë se 40 vitesh, e përmbledh thjesht: “Punoj këtu sepse jam tifoz. Si shumica prej nesh.”

Futboll që ndryshon jetë

Pronari i klubit, Rob Smethurst, bleu stadiumin në vitin 2020, në një periudhë të vështirë personale. Sot, më shumë se pesë vite më vonë, ai jo vetëm që ka transformuar klubin, por edhe komunitetin përreth tij.

“Është gjë e madhe për qytetin, për bizneset lokale, për byrektoret, fast-food-et,” thotë Ged, përgjegjësi i fanellave. “Tifozët e meritojnë këtë pas gjithçkaje që kanë kaluar.”

Në tribunat e mbushura, një tifoz mbante një kupë FA të improvizuar me letër alumini kuzhine. Fëmijët grumbulloheshin pas portës, duke kënduar me zë të lartë. Atmosfera ishte elektrizuese. Rezultati mund të ishte 0-0 në pjesën e parë, por për Macclesfield-in, ata kishin fituar tashmë diçka më të madhe se një ndeshje.

Ata kishin fituar përsëri besimin.

Sepse ndonjëherë, futbolli nuk ka të bëjë me milionat, por me momentet që bashkojnë njerëzit. Dhe në Macclesfield, FA Cup nuk ishte thjesht një kompeticion, ishte një kujtesë se edhe qytetet e vogla mund të shkruajnë histori të mëdha.

Positive News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0