Çekia, një tjetër shtet pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët - Business Magazine Albania

Çekia, një tjetër shtet pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

Pas Francës, Spanjës dhe Greqisë, Çekia bëhet vendi i radhës i Bashkimit Europian që po mendon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit.

Kryeministri çek Andrej Babis tha të dielën se ishte në favor të ndalimit të përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç.

“Unë jam pro, sepse ekspertët që njoh thonë se është tmerrësisht e dëmshme për fëmijët. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë”,tha Babis në një video-mesazh.

Më vonë gjatë ditës, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë tha se kabineti po shqyrtonte seriozisht propozimin e një ndalimi dhe se legjislacioni do të propozohet këtë vit.

Rwuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0