SHBA largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë - Business Magazine Albania

SHBA largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten, pas një viti paralajmërimesh se kjo do të dëmtonte shëndetin publik në SHBA dhe globalisht, duke thënë se vendimi i tyre reflekton dështimet në menaxhimin nga agjencia e OKB-së gjatë pandemisë së COVID-19.

Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA do të braktiste organizatën që në ditën e parë të presidencës së tij në 2025, përmes një urdhri ekzekutiv. Sipas një komunikate për shtyp nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe ai i Shtetit, SHBA do të bashkëpunojë me OBSH vetëm në mënyrë të kufizuar gjatë tërheqjes.

“Ne nuk kemi plane të marrim pjesë si vëzhgues dhe nuk kemi plane për t’u rikthyer,” tha një zyrtar i lartë amerikan për shëndetësinë. SHBA tha se planifikon të punojë direkt me vende të tjera – jo përmes një organizate ndërkombëtare mbi monitorimin e sëmundjeve dhe prioritetet e tjera të shëndetit publik.

Mosmarrëveshja për tarifat e papaguara

Sipas ligjit amerikan, SHBA duhej të jepte një njoftim njëvjeçar dhe të paguante të gjitha tarifat e papaguara, rreth 260 milion dollarë  para se të largohej.

Por një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se ligji nuk përmban kusht që pagesa duhet të bëhet para largimit. “Populli amerikan ka paguar mjaftueshëm,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një email të enjten.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane tha në një dokument të publikuar të enjten se qeveria kishte ndalur kontributet financiare për agjencinë. Zëdhënësi i HHS tha se Trump kishte përdorur autoritetin e tij për të pezulluar transferimin e ardhshëm të resurseve amerikane për OBSH, sepse organizata kishte kushtuar SHBA triliona dollarë. Flamuri amerikan u hoq nga jashtë selisë së OBSH-së në Gjenevë të enjten, sipas dëshmitarëve.

Në javët e fundit, SHBA ka lëvizur për të dalë nga disa organizata të tjera të OKB-së, dhe disa frikësohen se Bordit e Paqes së sapolançuar nga Trump mund të minojë OKB-në si tërësi.

Disa kritikë të OBSH-së gjithashtu kanë propozuar krijimin e një agjencie të re për të zëvendësuar organizatën, megjithatë një dokument i shqyrtuar nga administrata Trump vitin e kaluar sugjeronte për reformë dhe udhëheqje amerikane brenda OBSH-së.

Lexo edhe: SHBA prezanton planet për “Gazën e Re” me rrokaqiej, porte dhe zona turistike

Rikthim i mundshëm i vështirë

Gjatë vitit të kaluar, shumë ekspertë të shëndetit global kanë kërkuar rishikim, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha gjithashtu se SHBA ende nuk ka paguar tarifat e saj për 2024 dhe 2025. Shtetet anëtare do të diskutojnë largimin e SHBA dhe mënyrën se si do të menaxhohet ai në bordin ekzekutiv të OBSH-së në shkurt, tha një zëdhënës i OBSH-së.

“Kjo është një shkelje e qartë e ligjit amerikan,” tha Lawrence Gostin, drejtor themelues i Institutit O’Neill për Ligjin Global të Shëndetit në Georgetown University, duke shtuar: “Por Trump ka shumë mundësi që ta kalojë pa pasoja.”

Bill Gates, kryetar i Fondacionit Gates, një nga financuesit kryesorë të iniciativave globale të shëndetit dhe disa prej projekteve të OBSH-së  tha për Reuters në Davos se nuk priste që SHBA të rishikonte vendimin në afat të shkurtër.

Gates shtoi se do të vazhdonte të lobonte për rikthimin e SHBA në OBSH: “Bota ka nevojë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë,” tha ai.

Çfarë nënkupton largimi

Dalja e SHBA ka shkaktuar një krizë financiare që ka bërë OBSH të shkurtëzojë ekipin menaxherial për gjysmë dhe të ulë punën, duke prerë buxhetet në të gjithë agjencinë. Washingtoni ka qenë tradicionalisht mbështetësi më i madh financiar i organizatës së OKB-së për shëndetin, duke kontribuar rreth 18% të totalit të financimit. OBSH gjithashtu do të shkurtrojë rreth një të katërtën e stafit deri në mesin e këtij viti.

Agjencia tha se ka punuar me SHBA dhe ka ndarë informacion vitin e kaluar, por nuk është e qartë se si do të funksionojë bashkëpunimi më tej.

Ekspertët globalë të shëndetit thanë se kjo sjell rreziqe për SHBA, OBSH dhe botën.

“Largimi i SHBA nga OBSH mund të dobësojë sistemet dhe bashkëpunimet që bota përdor për të zbuluar, parandaluar dhe reaguar ndaj kërcënimeve shëndetësore,” tha Kelly Henning, drejtues i programit të shëndetit publik në Bloomberg Philanthropies, një organizatë amerikane jofitimprurëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0