“Made by Albanians”, startup-et që po lënë gjurmë në botë! - Business Magazine Albania

“Made by Albanians”, startup-et që po lënë gjurmë në botë!

Disa sipërmarrës me origjinë shqiptare po ndërtojnë kompani që po shtrihen përtej kufijve rajonalë dhe po bëhen histori suksesi në tregjet ndërkombëtare. Me strategji të qarta, ekzekutim të qëndrueshëm dhe pa shumë zhurmë, ata po tregojnë se talenti shqiptar mund të konkurrojë në nivel global, nga teknologjia te shëndetësia e logjistika. 

Listën e startup-eve më të suksesshme të themeluara nga shqiptarë që nga viti 2016 do ta nisim me Slice, një platformë food-tech e specializuar për piceritë lokale në Shtetet e Bashkuara. Themeluar nga Ilir Sela, një sipërmarrës me origjinë nga Dibra, Slice sot punëson më shumë se 700 punonjës dhe ka kaluar kufirin e 100 milionë dollarëve në të ardhura vjetore. Qasja e saj ka qenë e thjeshtë në pamje të parë: t’u japë picerive familjare teknologjinë e duhur për të konkurruar me gjigantë si Domino’s dhe Uber Eats. Por është pikërisht kjo strategji e fokusuar dhe ndërtimi me kujdes i një ekosistemi mbështetës që e ka kthyer Slice në një lojtar të rëndësishëm në industrinë e porosive online.

Pak më larg nga New York-u, në Londër, një tjetër shqiptar nga Prishtina ka ngritur një tjetër perandori digjitale. Labinot (William) Zeqiri, përmes Fresha, ka transformuar mënyrën si funksionojnë bizneset e bukurisë dhe mirëqenies. Fresha është shndërruar në një platformë që u mundëson salloneve dhe klinikave të menaxhojnë rezervimet, pagesat dhe promovimin e tyre në mënyrë intuitive. Me mbi 475 punonjës dhe të ardhura që arritën në 43.4 milionë dollarë në vitin 2024, Fresha nuk është më thjesht një “startup”, por një motor i mirëfilltë tregtar për dhjetëra mijëra biznese të vogla në më shumë se 120 vende.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0