Planifikimi i kampeve veroro për vitin 2026 ka nisur zyrtarisht, ndërsa Swiss Week, programi i organizuar nga Integral Educational Programs, do të zhvillohet nga data 26 deri më 30 janar 2026, duke u ofruar prindërve dhe nxënësve në Shqipëri informacion të detajuar mbi kampet dhe kurset verore të gjuhëve në Zvicër, si dhe përfitime ekskluzive dhe zbritje deri në 20% për rezervimet e kryera brenda kësaj jave.
Gjatë Swiss Week, familjet do të kenë mundësinë të njihen nga afër me programe verore të strukturuara akademike në Zvicër, përmes konsultimeve online dhe në zyrën e Integral Educational Programs, duke e kthyer këtë periudhë në një moment kyç për planifikimin e verës arsimore të fëmijëve.
Swiss Week nga Integral Educational Programs
Zvicra – destinacion lider për mësimin e gjuhëve të huaja
Zvicra prej dekadash konsiderohet një nga destinacionet më prestigjioze arsimore në botë, veçanërisht për mësimin e gjuhëve të huaja në një ambient të sigurt, multikulturor dhe akademikisht të avancuar. Si vend me katër gjuhë zyrtare – anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht – ajo ofron një mjedis unik për zhvillimin e aftësive gjuhësore në kushte autentike, të kombinuara me standarde të larta arsimore dhe një program të pasur aktivitetesh jashtëshkollore.
Për këtë arsye, kampet verore të gjuhëve në Zvicër janë prej vitesh zgjedhja e familjeve që kërkojnë cilësi, diversitet dhe përvojë ndërkombëtare për fëmijët e tyre.
Më shumë se një kamp veror
Programet verore të prezantuara nga Integral nuk janë thjesht pushime sezonale jashtë vendit, por programe të strukturuara edukative, që kombinojnë mësimin intensiv të gjuhëve me aktivitete akademike, sportive dhe kreative. Të dizajnuara për grupmosha të ndryshme – nga fëmijët më të vegjël, nxënësit e moshës shkollore, deri te adoleshentët dhe të rinjtë – këto programe ndihmojnë pjesëmarrësit të zhvillojnë pavarësi, vetëbesim, aftësi komunikuese dhe disiplinë akademike, duke i përgatitur për hapa të ardhshëm arsimorë në nivel ndërkombëtar.
Lexo edhe: Integral Educational Programs, aty ku ambicia shqiptare takohet me mundësinë globale
Programe për çdo moshë dhe interes
Në kuadër të Swiss Week, do të prezantohen programe verore nga institucione arsimore prestigjioze zvicerane, të përshtatura për moshat 4–6, 7–10, 11–13, si dhe për adoleshentë deri në 17 dhe 20 vjeç.
Përveç mësimit të gjuhëve, nxënësit kanë mundësinë të kombinojnë programin me fusha tematike dhe akademike si:
- arkitekturë dhe dizajn
- shkrim akademik
- muzikë dhe arte kreative
- fotografi digjitale dhe modë
- fusha STEAM
- kulinari dhe hospitality
Një theks i veçantë i vihet balancës mes mësimit dhe aktiviteteve në natyrë, duke përfshirë sporte, ecje malore, aktivitete ujore dhe ekskursione të organizuara në të gjithë Zvicrën.
Siguri, cilësi dhe përvojë ndërkombëtare
Përveç mjedisit shumëgjuhësh dhe standardeve arsimore të njohura globalisht, Zvicra renditet vazhdimisht ndër vendet më të sigurta në botë – një faktor kyç që e bën atë zgjedhjen ideale për përvojat e para ndërkombëtare arsimore të fëmijëve. Interesi për programet zvicerane është i vazhdueshëm edhe në Shqipëri, veçanërisht mes familjeve që e shohin arsimin si një investim afatgjatë dhe strategjik për të ardhmen akademike dhe profesionale të fëmijëve të tyre.
Më shumë se 60 studentë shqiptarë zgjedhin Zvicrën çdo vit!Studimi në Zvicër ofron shumë më tepër se mësimin e gjuhëve – është një eksperiencë që zhvillon vetëbesim, pavarësi dhe aftësi të reja akademike.
Programet verore dhe kurset e gjuhëve të Swiss Week ju japin mundësinë të përjetoni aventura ndërkombëtare, aktivitete sportive dhe kulturore, dhe të përgatiteni për suksese në arsim dhe karrierë.
Swiss Week – momenti ideal për të planifikuar verën 2026
Përvoja tregon se programet më cilësore verore mbushen që gjatë muajve të dimrit, ndërsa aplikimet e hershme ofrojnë më shumë zgjedhje, fleksibilitet në data dhe përfitime financiare shtesë. Pikërisht për këtë arsye, Swiss Week përfaqëson një pikë referimi të rëndësishme për familjet shqiptare që dëshirojnë të planifikojnë me kujdes arsimin ndërkombëtar të fëmijëve të tyre.
Më shumë informacion mbi kampet verore të gjuhëve në Zvicër, përfitimet gjatë Swiss Week (26–30 janar 2026) dhe mundësitë e aplikimit, janë të disponueshme përmes Integral Educational Programs.
Vizitoni www.integral.al për të marre me shume informacion rreth studimeve jashte vendit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto