Sot, mediat digjitale dhe rrjetet sociale luajnë një rol kyç në formësimin e opinionit publik. Publiku nuk i ndjek më emisionet televizive vetëm përmes televizionit apo portaleve informative, por edhe në platforma si Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube. Monitorimi i këtyre kanaleve u mundëson brendeve, institucioneve dhe mediave të kuptojnë se për çfarë flitet, si reagon audienca dhe cilat tema tërheqin vëmendjen më të madhe.
Përmes platformës së saj të inteligjencës mediatike në kohë reale, Analytics.Live, Pikasa ka analizuar praninë online dhe ndikimin mediatik të Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova, duke përfshirë kanalet zyrtare në rrjete sociale dhe mbulimin nga mediat në të dy shtetet.
Periudha e monitorimit
Periudha e monitorimit për këtë analizë ishte 5 – 11 janar 2026. Gjatë kësaj kohe, Big Brother VIP në të dy vendet dominoi plotësisht të gjitha platformat sociale, duke tejkaluar çdo medium, influencues apo lider politik për nga dukshmëria dhe angazhimi.
Çfarë u monitorua
Analiza u fokusua në:
- Llogaritë zyrtare të Big Brother VIP Albania dhe Kosova në rrjete sociale
- Mediat në të dy shtetet, përfshirë portalet online, faqet e televizioneve dhe media të tjera digjitale
- Përmendjet, postimet, komentet, pëlqimet, shpërndarjet dhe angazhimin total
- Të dhëna në kohë reale, të përditësuara vazhdimisht
Statistikat e performancës në rrjete sociale
Pothuajse 900,000 angazhime në Facebook u regjistruan në Shqipëri dhe Kosovë brenda një jave
Gjatë javës së monitoruar, Big Brother VIP Albania gjeneroi 481 mijë angazhime, tre herë më shumë se influencuesit dhe liderët politikë kryesorë në vend. Faqja publikoi 2,015 postime, duke tejkaluar vëllimin e publikimeve të 10 faqeve më të angazhuara në Facebook. Ndërkohë, Big Brother VIP Kosova regjistroi 405 mijë angazhime, katër herë më shumë se performanca e kombinuar e influencuesve, mediave dhe liderëve politikë. Faqja publikoi 982 postime, më shumë se 20 faqet e tjera më aktive në treg.
Me 4.7 milionë angazhime, Instagrami ishte qendra kryesore e ndërveprimit
E njëjta tendencë vërehet edhe në Instagram, ku diferenca mes faqes udhëheqëse dhe faqeve të tjera kryesore është së paku 2.5 herë më e lartë, duke dëshmuar dominancë absolute.
Në Shqipëri, Big Brother VIP gjeneroi 2.8 milion angazhime dhe publikoi 1,999 postime dhe reels, ndërsa në Kosovë arriti 1.9 milion angazhime me 929 postime dhe reels. Këto shifra konfirmojnë lidershipin e fortë të Big Brother VIP në Instagram, si në angazhim ashtu edhe në intensitet publikimi.
%20(6).webp)
Miliona shikime u regjistruan, pavarësisht kufizimeve të përkohshme të aksesit në TikTok
Në TikTok, audienca kosovare dominoi qartë, me dyfish më shumë shikime dhe angazhime krahasuar me Shqipërinë. Big Brother VIP Kosova arriti 5.6 milion shikime dhe 116 mijë angazhime, ndërsa Big Brother VIP Albania regjistroi 2.8 milion shikime dhe 59 mijë angazhime. Kjo diferencë lidhet kryesisht me kufizimet dhe bllokimet e përkohshme të TikTok-ut në Shqipëri, të cilat ndikuan drejtpërdrejt në shtrirjen e përmbajtjes dhe aktivitetin e audiencës.
Lexo edhe:Fitimet e Big Brother në Europë, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova!
Përmbajtja e Big Brother VIP arriti pothuajse 40 milionë shikime në YouTube në Shqipëri dhe Kosovë
Big Brother VIP vazhdon të dominojë edhe në YouTube. Big Brother VIP Kosova regjistroi 27.6 milion shikime dhe 160.7 mijë angazhime, ndërsa Big Brother VIP Albania arriti 11.4 milion shikime dhe 48.3 mijë angazhime. Edhe në platformat video, kanalet zyrtare të Big Brother VIP tejkalojnë të gjitha mediat e tjera digjitale, duke përqendruar vëmendjen kryesore të audiencës. Kjo dëshmon jo vetëm popullaritetin e show-t, por edhe nivelin e lartë të ndërveprimit të publikut.
%20(7).webp)
Kur mediat ndjekin vëmendjen, jo anasjelltas
Audienca e madhe në rrjete sociale është shfrytëzuar edhe nga mediat, të cilat përdorin shpesh inserte video nga show-i për të rritur shikueshmërinë dhe klikimet. Në Shqipëri, përmbajtja e Big Brother VIP përbënte 2.66% të gjithë përmbajtjes mediatike, ndërsa në Kosovë 2.77%. Në aspektin numerik, lajmet për Big Brother VIP dominojnë dukshëm mbi shumë kategori të tjera lajmesh, duke konfirmuar fuqinë dhe ndikimin e këtij formati në ekosistemin digjital.
%20(8).webp)
Performanca digjitale e Big Brother VIP nxjerr në pah rëndësinë gjithnjë e më të madhe të rrjeteve sociale dhe platformave online në formësimin e sjelljes së audiencës, trendeve mediatike dhe diskutimeve publike.
Të dhënat tregojnë edhe dy ekosisteme digjitale të ndryshme: Shqipëria karakterizohet nga angazhim i lartë social i përforcuar nga amplifikimi mediatik, ndërsa Kosova nga konsum i lartë i videove dhe shtrirje e gjerë në platformat video. Ky kontrast dëshmon se si Pikasa Analytics, përmes analytics.live, e shndërron aktivitetin digjital të fragmentuar në inteligjencë strategjike të qartë.
Përmes monitorimit në kohë reale, analizës së thelluar të tregjeve dhe krahasimeve ndër-shtetërore, Pikasa ofron insight-e të zbatueshme për vendimmarrësit, jo thjesht tabela apo dashboard-e.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.