Pse ndërrimi i portofolit për Vitin e Ri konsiderohet shenjë bollëku... - Business Magazine Albania

Pse ndërrimi i portofolit për Vitin e Ri konsiderohet shenjë bollëku dhe fati financiar?

Fillimi i Vitit të Ri shoqërohet pothuajse gjithmonë me dëshirën për ndryshim, energji të re dhe vendime që synojnë një jetë më të rregullt e më të balancuar.

Mes zakoneve që vazhdojnë të ruhen ndër vite është edhe blerja e një portofoli të ri, një veprim i thjeshtë, por me një simbolikë të fortë për shumë njerëz. Sipas besimeve popullore, portofoli pasqyron marrëdhënien që kemi me paranë dhe mirëqenien materiale.

Një portofol i vjetër, i konsumuar apo i dëmtuar besohet se mbart energjinë e vitit që lamë pas, bashkë me vështirësitë dhe bllokimet financiare. Për këtë arsye, ndërrimi i tij në ditët e para të Vitit të Ri shihet si një mënyrë simbolike për të hapur rrugën drejt bollëkut dhe mundësive të reja ekonomike.

Në disa tradita, këshillohet që portofoli i ri të mos lihet bosh. Vendosja e një kartëmonedhe apo monedhe brenda tij konsiderohet si shenjë vazhdimësie dhe një “ftesë” për para të reja gjatë vitit që sapo ka nisur.

Përtej bestytnive, ky zakon ka edhe një anë praktike. Një portofol i ri ndihmon në organizimin më të mirë të kartave bankare, dokumenteve dhe parave, duke ndikuar drejtpërdrejt në menaxhimin e financave personale dhe në krijimin e zakoneve më të kujdesshme të shpenzimit.

Edhe ngjyra e portofolit thuhet se ka rëndësinë e saj: e zeza dhe kafeja lidhen me stabilitetin dhe sigurinë, e kuqja me fatin dhe energjinë, ndërsa jeshilja simbolizon rritjen dhe prosperitetin financiar. Pavarësisht nëse u besoni apo jo këtyre simbolikave, një portofol i ri mbetet për shumëkënd një shenjë e thjeshtë, por domethënëse, e një fillimi të ri dhe më të organizuar financiar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0