Europa ngec në adoptimin e AI, ndërsa Gen Z në ekonomitë në zhvillim po e përqafon me shpejtësi, sipas raportit të OECD - Business Magazine Albania

Europa ngec në adoptimin e AI, ndërsa Gen Z në ekonomitë në zhvillim po e përqafon me shpejtësi, sipas raportit të OECD

Europa ngec në adoptimin e AI, ndërsa Gen Z në ekonomitë në zhvillim po e përqafon me shpejtësi, sipas raportit të OECD

Një sondazh i ri i OECD, realizuar në bashkëpunim me Cisco, tregon se të rinjtë në vendet e Global South po adoptojnë inteligjencën artificiale shumë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Diferencat janë të theksuara, sidomos midis brezit të ri në Indi, Brazil dhe Afrikën e Jugut kundrejt atij europian.

Global South në krye të adoptimit të GenAI

Sipas raportit, të rinjtë 18–35 vjeç në ekonomitë në zhvillim po përdorin gjeneratën e re të AI-së në mënyrë të rregullt dhe intensive. Në Indi, 66% e të anketuarve deklarojnë se e përdorin AI çdo ditë, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me Gjermaninë, ku vetëm 19% raportojnë të njëjtin nivel përdorimi. Ky hendek tregon se teknologjia po zhvillohet më shpejt në vendet që tradicionalisht perceptoheshin si konsumatorë të vonuar të inovacionit, ndërsa Europa po ecën me ritme më të ngadalta.

Vendet europiane: përparime modeste dhe skeptikë më të mëdhenj

Brenda Europës, Holanda rezulton vendi me përdorimin më të lartë të AI-së (25%), ndërsa Gjermania renditet e fundit (19%). Megjithëse niveli i përdorimit është i ulët, gjysma e gjermanëve, francezëve dhe italianëve mendojnë se AI është të paktën “disi e dobishme”. Ndërkohë, holandezët shfaqen më të rezervuar ndaj vlerës së saj. Sondazhi tregon se evropianët janë gjithashtu më pak të bindur për impaktin që AI do të ketë në karrierën e tyre. Rreth një e treta e holandezëve besojnë se teknologjia nuk do të ketë fare ndikim në punë – një qëndrim që bie ndesh me pritshmëritë globale.

Mungesa e trajnimeve, një nga arsyet kryesore të ngecjes

Europa rezulton të ketë një mungesë të theksuar të trajnimeve në AI:

  • 70% e francezëve dhe gjermanëve nuk kanë ndjekur asnjë trajnim për AI.
  • Në Spanjë dhe Itali situata është paksa më e mirë, por ende 64–68% thonë se nuk janë trajnuar.
  • Vetëm një pjesë e vogël e të rinjve europianë shprehen se planifikojnë të zhvillojnë një kurs mbi AI vitin e ardhshëm – shumë më pak krahasuar me Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, ku gati 60% synojnë të rrisin aftësitë e tyre.
  • Disa vende, si Italia, po tregojnë më shumë gatishmëri për të investuar në aftësitë digjitale të brezit të ri, por ritmi mbetet më i ulët se mesatarja globale.

Lexo edhe: Kush i trembet stablecoins?

Sipas raportit, dy botë po formohen paralelisht:

  • Të rinjtë në Global South: optimistë, aktivë dhe të orientuar drejt adoptimit të shpejtë.
  • Të rinjtë dhe të rriturit në Europë e Japoni: më të kujdesshëm, më skeptikë dhe më pak të përfshirë në të mësuarit digjital.

Ky kontrast rrezikon të thellojë diferencat në aftësi dhe konkurrueshmëri midis tregjeve, duke vendosur vendet europiane në një pozicion më pak të favorshëm në ekonominë globale të së ardhmes.

Rreziqet e brezit të ri që përqafon AI

OECD paralajmëron se edhe pse të rinjtë në vendet në zhvillim po udhëheqin adoptimin e teknologjisë, ata përballen me rreziqe më të mëdha të efekteve negative, si:

  • lodhja nga ekrani,
  • izolimi social digjital,
  • varësia nga teknologjia.

Raporti sugjeron se zhvillimi i shpejtë duhet të shoqërohet me politika të forta mbrojtëse dhe edukim të balancuar.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0