Prej kohësh kemi lexuar vërdallë se konsumimi i një gotë vere me një vakt të bën mirë për shëndetin e zemrës, por duke qenë se kudo kemi mijëra mite të ndryshme për gjithçka, është momenti të marrim vesh të vërtetën, nga ekspertët!
Studimet tregojnë se vera mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq”, gjë që mund të tkurrë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve të veshkave dhe goditjes në tru. Kjo, falë komponimeve me efekt qetësues dhe anti-inflamator në enët e gjakut, të cilat i ndihmojnë ato të qëndrojnë të hapura. Vera e kuqe gjithashtu përmban anti-oksidantë si resveratroli, i gjetur në lëkurën e rrushit, që mund të mbështesë më tej shëndetin e zemrës.
Lexo edhe: Kripto-asetet/ Shqipëria përgatit kuadrin ligjor për BE-në, ja si do funksionojë
Sidoqoftë, ka paralajmërime të rëndësishme. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një deklaratë në vitin 2023 ku raportohej se “asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt”; përfitimet e verës për zemrën mbivendosen nga fakti që ajo është një kancerogjen i grupit 1, së bashku me duhanin. Ushqime të tjera, si manaferrat dhe rrushi, ofrojnë përfitime të ngjashme, pa efektet negative.
“Nuk do të inkurajoja kurrë një person që s’pi alkool, të fillojë konsumin e verës,”thotë Guttmann. Por ai shton se nuk është realiste që të presësh që të gjithë ata që pijnë të heqin dorë krejtësisht: “Moderimi është çelësi. Mbajeni me mend! Alkooli, veçanërisht birra ose pijet e forta, ka shumë sheqer e kalori dhe mund të dëmtojë mëlçinë”. Ai rekomandon të mos konsumohen më shumë se 20 gota të vogla verë në muaj. Fondacioni Britanik i Zemrës këshillon të mos konsumohen më shumë se 14 njësi alkooli në javë (rreth 6 gota mesatare verë).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.