Parkimi nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë, falë LookUp Parking! - Business Magazine Albania

Parkimi nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë, falë LookUp Parking!

Parkimi nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë, falë LookUp Parking!

Nga Eni Muça– Gjetja e një vend parkimi është kthyer në stres të përditshëm për mijëra qytetarë. Pikërisht nga kjo nevojë lindi LookUp Parking, një startup shqiptar që po sjell një mënyrë më të zgjuar dhe moderne për të gjetur parkim, duke shndërruar hapësirat e pashfrytëzuara në një mundësi fitimi për pronarët dhe një lehtësi për shoferët.

Sot, LookUp nuk është thjesht një aplikacion, është një vizion i qartë për qytete më të zgjuara, më efikase dhe më të organizuara. Fitimi i çmimeve si NomadTech, pranimi në programet prestigjioze të akselerimit dhe rritja e shpejtë në tregun shqiptar, po e kthejnë këtë startup në një histori suksesi Made in Albania.

Për të mësuar më shumë për aplikacionin, por edhe si një prej fituesve të NomadTech, ne kemi zhvilluar njl intervistë me Xhurian Shabën, një prej themeluesve të aplikacionit.

Si lindi LookUp? 

Histori interesante qëndron pas LookUp,një ide që lindi krejt natyrshëm, nga përvoja personale:

“Ideja për LookUp lindi nga përvoja personale e një prej bashkëthemeluesve gjatë përdorimit të Airbnb për të rezervuar një shtëpi pushimi,” shpjegon ekipi.
“Meqenëse shtëpia kishte një garazh të lirë në një zonë ku parkimi ishte problem, u mendua se kjo hapësirë mund të jepej me qira për periudhën e pushimeve, duke gjeneruar të ardhura. Ky koncept u zgjerua për të përfshirë të gjitha hapësirat e pashfrytëzuara që mund të shndërrohen në mundësi parkimi.”

Kjo ide e thjeshtë por gjeniale u kthye në një vizion biznesi: çdo hapësirë e pashfrytëzuar mund të bëhet parkim, dhe çdo pronar mund të përfitojë prej saj.

Si çdo startup që fut risinë në tregje tradicionale, LookUp hasur sfida të shumta.

1. Edukimi i tregut

Bindja e pronarëve të parkimeve dhe hapësirave komerciale se platforma është e sigurt, fitimprurëse dhe transparente, ishte sfida e parë dhe më e madhe.

“Po e zgjidhim çdo ditë duke ndërtuar besim, duke krijuar transparencë dhe duke subvencionuar kostot e integrimit,” tregon Shaba.

2. Integrimi me pushtetin lokal

Modernizimi i administratës mbetet sfidë shumëdimensionale, por LookUp po ndërton ura bashkëpunimi me bashkitë për të implementuar teknologji të menaxhimit të parkimit dhe trafikut.

Arritjet e deritanishme

Edhe pse startup i ri, LookUp ka shënuar arritje mbresëlënëse:

  • 1,000+ shoferë aktivë
  • 2,000 pika parkimi të identifikuara
  • 20 ofrues aktivë privatë
  • Njëri prej tyre ka gjeneruar 40,000 lekë në një muaj të vetëm

Këto rezultate tregojnë qartë nevojën reale të tregut dhe eficiencën e modelit të tyre. Pranimi në Fil Rouge Capital dhe fitorja e çmimit në NomadTech janë dy validime të forta që dëshmojnë vlerën dhe potencialin e LookUp në tregun rajonal.

Lexo edhe: Parkimi nuk do të jetë më një problem me LookUP Parking!

Rritja: Nga Tirana drejt Ballkanit, e më pas drejt Evropës

Plani i rritjes së LookUp është një kombinim ambicieje dhe strategjie të mirë strukturuar.

18 muajt e ardhshëm:

  • Dominimi i tregut shqiptar
  • Zgjerimi në qytetet kryesore të Ballkanit Perëndimor: Prishtinë dhe Shkup

3–5 vitet e ardhshme:

  • Hyrja në tregje europiane me probleme të theksuara parkimi: Athinë, Bukuresht
  • Shndërrimi i LookUp në sinonimin e parkimit të garantuar në Evropën Juglindore

Partneritete me bashkitë: Bazat e një “Smart City Foundation”

Partneritetet me bashkitë janë shtylla kryesore e modelit të LookUp.

Startup-i po punon për integrime në:

  • sistemet e parkimit urban,
  • menaxhimin e trafikut,
  • kapacitetet “smart city”.

Për më tepër, LookUp i ofron bashkive shërbimet falas, si një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe për të sjellë vlerë të menjëhershme për qytetet.

Fitorja në NomadTech po i jep LookUp dy avantazhe strategjike:

1. Prodhimin në seri të pajisjes “Parking Blocker”

Optimizim, ulje kostosh dhe rritje të efikasitetit.

2. Një fushatë agresive Go-To-Market

Qëllimi: rekrutimi i valës së parë masive të ofruesve privatë para zgjerimit rajonal.

Vizioni: Eliminimi i frazës “nuk gjej parkim”

 LookUp ka një vizion transformues: “Duam të eliminojmë frazën ‘nuk gjej parkim’. Duam të kujtohemi si kompania që demokratizoi parkimin urban, që shndërroi hapësirat e pashfrytëzuara në asete me vlerë dhe që u dha njerëzve gjënë më të çmuar — kohën e tyre.”

Në perspektivë afatgjatë, LookUp synon të bëhet një ekosistem i plotë rreth lëvizshmërisë së qytetarëve.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0