ALUMIL Albania mbështet për të tretin vit radhazi kauzën “Run for DSA” në Maratonën e Tiranës 2025 - Business Magazine Albania

ALUMIL Albania mbështet për të tretin vit radhazi kauzën “Run for DSA” në Maratonën e Tiranës 2025

ALUMIL Albania ka marrë pjesë për të tretin vit radhazi në Maratonën e Tiranës, duke u bashkuar me nismën sensibilizuese “Run for DSA” për të mbështetur fëmijët me sindromën Down dhe organizatën Down Syndrome Albania (DSA). Kjo pjesëmarrje është një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm të kompanisë ndaj përgjegjësisë sociale dhe mbështetjes së kauzave që promovojnë përfshirjen dhe diversitetin në shoqëri.

Për ALUMIL Albania, pjesëmarrja në këtë aktivitet është më shumë se një angazhim sportiv, është një mundësi për të shprehur solidaritetin me ata që kanë nevojë për mbështetje dhe për të nënvizuar rëndësinë e barazisë dhe përfshirjes. Përmes pjesëmarrjes aktive të punonjësve të saj në maratonë, kompania synon të dërgojë një mesazh të fortë për bashkimin e sportit me vlerat njerëzore dhe angazhimin për një shoqëri më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse.

Lexo edhe: #RunForDSA – Kur maratona e Tiranës bëhet garë për përfshirje dhe shpresë

Pjesëmarrja e ALUMIL Albania në këtë aktivitet është gjithashtu një pjesë e strategjisë së Përgjegjësisë Sociale Korporative (CSR) të kompanisë, që ka si qëllim mbështetje dhe kontribuim në zhvillimin e qëndrueshëm përmes projekteve që lidhen me komunitetin, sportin, edukimin dhe përfshirjen sociale. Aktivitetet e tilla janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të krijuar mundësi më të mira për të gjithë, duke promovuar një kulturë të solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, ALUMIL Albania shprehu mirënjohjen e saj ndaj organizatorëve të Maratonës së Tiranës dhe fondacionit Down Syndrome Albania, për përkushtimin e tyre në promovimin e vlerave të barazisë.

Angazhimi i tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë është një shembull i shkëlqyer i mënyrës se si mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të përfshirë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0