#RunForDSA – Kur maratona e Tiranës bëhet garë për përfshirje dhe shpresë - Business Magazine Albania

#RunForDSA – Kur maratona e Tiranës bëhet garë për përfshirje dhe shpresë

#RunForDSA – Kur maratona e Tiranës bëhet garë për përfshirje dhe shpresë

Maratona e Tiranës është pa dyshim ngjarja më e rëndësishme sportive e vitit në kryeqytet. Por përveç garës dhe emocioneve sportive, ajo është bërë edhe një platformë solidariteti, ku organizata të ndryshme përdorin këtë eveniment për të ngritur zërin dhe për të mbështetur kauza që prekin zemrat e qytetarëve.

Prej pesë vitesh, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është pjesë e këtij eventi përmes fushatës #RunForDSA – “Garo, Mbështet si Maratonomak”, që zhvillohet çdo tetor,  muaj i ndërgjegjësimit dhe avokimit për sindromën Down.
Qëllimi i fushatës është të rrisë ndërgjegjësimin për personat me aftësi të kufizuara dhe njëkohësisht të mbledhë fonde për të financuar shërbimet terapeutike që Fondacioni ofron për fëmijët me sindromën Down, ato në spektrin e Autizmit apo me sfida të tjera zhvillimore. Për DSA-në, kjo fushatë ka rëndësi jetike, pasi rreth 80% e familjeve të fëmijëve përfitues nuk kanë mundësi financiare për të përballuar kostot e shërbimit.

Në këtë jubile të 5-vjetorit të #RunForDSA, Fondacioni synonte të angazhonte 500 garues dhe të mblidhte 50,000 euro. Rezultatet e këtij viti i tejkaluan pritshmëritë: 527 garues (përfshirë dhe ekipet prej 165 garues të Balfin Group dhe 41 nga Abi Bank dhe NOA) vrapuan me logon e DSA në bluzat e tyre më 19 tetor në Maratonën e Tiranës, duke ndihmuar Fondacionin të mbledhë 45,185 euro – një sukses i madh si në numër pjesëmarrësish, ashtu edhe në fonde të mbledhura. Ekipi #RunForDSA fitoi dhe çmimin „Grupi me pjesëmarrjen më të madhe të garuesëve” me vlerë 500 euro i akorduar nga organizatorët e Maratonës së Tiranës.

Lexo edhe: Daniel Blloshmi, mbështetës i DSA: Dhuro aq sa ke mundësi, për kauzën që ke më afër zemrës!

Këto arritje marrin vlerë të veçantë në një vit të vështirë financiar për Fondacionin, për shkak të mungesës së granteve për shërbimet terapeutike. Kompanitë me dhurime të konsiderueshme ishin:

  • PwC Albania – Dhurues i Artë
  • Merril Lynch dhe Sisal Hub Albania – Dhurues të Argjendtë (me Sisal Hub që solli edhe ekipin më të madh pjesëmarrës)
  • Credins Bank – Dhurues i Bronztë
  • Rent From Locals
  • Concentrix
  • Fibank Albania
  • Sigal Invest
  • Inditex Albania
  • Mektrin
  • Alumil

Ndër kompanitë e tjera mbështetëse që u përfshinë me dhurime ishin dhe EasyPay, Sicred, Ultra Post, Hako, Axians Albania, Agral, Vëllezërit Gjata, Best Seller, Geah Belle, Mega Brands, Gatuaj me Xhenin, Fashion Store Shkoder, Ferma Ime, Century 21 Astoria, Shtëpia e Lodrave, Raelna si dhe bizneset e dy emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Londër – D’Emilia Barbers dhe Disios Motor Services.
Organizata NGO Finance Hub kontribuoi gjithashtu për mbledhjen e fondeve, përmes hapjes së një faqeje të dedikuar në GoFundMe ku dhuruan me dhjetra qytetarë.

Fushata gëzon mbështetje edhe nga partnerë që ndihmojnë në uljen e kostove dhe promovimin e saj: DBS Group (që prodhon bluzat falas), BEA Marketing and Promotion dhe Business Magazine.

Një element i veçantë i #RunForDSA janë dhe garuesit me maskota, ide kjo e ideatorit të kësaj fushate, Daniel Nikolla, një emigrant shqiptar dhe marketer i suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar me kompaninë Merx Marketing, i cili sjell gjithmonë energji dhe kreativitet në mënyrën se si përcillet mesazhi i fushatës, për ta bërë kauzën të dukshme dhe virale në mediat sociale.

Aktualisht, Fondacioni Down Syndrome Albania u shërben 40 fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale, dhe apelon që shqiptarët, brenda e jashtë vendit, të bëhen mbështetës të rregullt të kauzës.
Në faqen e tyre zyrtare, tashmë mund të zgjidhet edhe opsioni për dhurime periodike mujore, për ta bërë kontributin më të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm.

May be an image of one or more people and text

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0