Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur në një billboard gjigant në Londër me mesazhin domethënës “Thank God For Immigrants”. Billboardi ndodhet në zonën White City dhe mendohet të jetë pjesë e një fushate të organizatës Everyone Hates Elon.
29-vjeçarja, e lindur në Londër nga prindërit kosovarë Anesa dhe Dukagjin Lipa, kaloi një pjesë të fëmijërisë në Prishtinë, ku familja e saj u kthye pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në moshën 15-vjeçare, ajo u rikthye sërish në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj muzikore.
Ky billboard shihet si një mesazh mirënjohjeje për kontributin e emigrantëve në shoqëri dhe një mënyrë për të reflektuar mbi historitë frymëzuese të artistëve që, si Dua Lipa, kanë ndërtuar karrierë ndërkombëtare duke ruajtur lidhjen me rrënjët e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto