Irgen Kini, një CEO ndryshe: Teknologji me ndikim në jetën e njerëzve! - Business Magazine Albania

Irgen Kini, një CEO ndryshe: Teknologji me ndikim në jetën e njerëzve!

Nga Eni Muça – Nuk e ka ndërtuar karrierën mbi plane të qarta afatgjata. As mbi siguri. Por mbi kuriozitet, përkushtim dhe gatishmërinë për të ndryshuar drejtim kur duhej. Irgen Kini nuk është CEO për shkak të një titulli, por sepse rrugëtimi i saj drejt lidershipit është ndërtuar hap pas hapi, nga njohja me veten, nga gabimet e pranuara, nga përvoja teknike që u kthye në aftësi menaxhimi, dhe mbi të gjitha, nga puna reale me njerëz.Në këtë intervistë, Irgen flet hapur dhe tregon se si është të rritesh profesionalisht në një moshë kaq të re, të përballesh me dyshimet që të vijnë nga të tjerët, apo nga vetja dhe të gjesh mënyra të reja për të ndërtuar vlerë, jo vetëm në biznes, por në mënyrën si punohet në një skuadër!

Edhe pse në një moshë shumë të re, ju jeni në një rol shumë të rëndësishëm drejtues. Si do e përshkruanit rrugëtimin tuaj deri tani?

Rruga deri këtu ka qenë një udhëtim i pasur me sfida, mësime dhe shpërblime. Ka pasur momente kur vështirësitë më janë dukur të pakapërcyeshme, por ajo që kam kuptuar me kalimin e kohës është se çdo problem zgjidhet me durim, reflektim dhe mbështetje.

Kam mësuar rëndësinë e marrjes së kohës për të kuptuar qetësisht problemin, mbështetjes tek njerëzit e duhur, në punë, familje apo rreth shoqëror dhe ndryshimit të këndvështrimit, sepse shpesh zgjidhja fshihet tek mënyra si e sheh situatën. Është e rëndësishme të pranosh se nuk mund të kontrollosh gjithçka. Ndonjëherë, duhet t’i lejosh gjërat të rrjedhin natyrshëm, me besim dhe durim. Rrugëtimi im është shoqëruar me ndryshime të shpeshta drejtimi. Në fillim, ato sillnin pasiguri, por më ndihmuan të zgjeroj horizontin, të njoh më mirë veten dhe të kuptoj se çfarë di të bëj mirë, e ku të tjerët janë më të aftë se unë. Zgjedhja për të ndjekur informatikën në universitet nuk ishte pa dilema. Por sapo mora vendimin, u përkushtova maksimalisht. Fillova punë që në vitin e dytë të studimeve dhe vazhdova pa ndërprerje, edhe gjatë masterit në SHBA. Studimet në një nga universitetet më sfiduese në botë më dhanë një mënyrë të veçantë të të menduarit,  aftësinë për të strukturuar zgjidhje edhe në situata që duken të pazgjidhshme. Sot, edhe pse fokusi im është më shumë tek njerëzit dhe zhvillimi i biznesit sesa tek kodimi, këtë qasje e përdor çdo ditë. Tek Nebula, kam kaluar nga menaxhimi teknik në drejtimin strategjik të kompanisë. Kam gabuar, por kam patur mbështetje dhe këto gabime janë shndërruar në mundësi për rritje. Me kalimin e kohës, puna ime është përqendruar tek rritja e kompanisë, ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillim.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0