Kur fushëbeteja zhvendoset në rrjet - Business Magazine Albania

Kur fushëbeteja zhvendoset në rrjet

Nga Nadia Elbasani– Artikulimi që iu bë “frontit të ri të luftës” në Konferencën e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, na orienton edhe një herë drejt fokusit të vigjilencës kibernetike. Përkrahja e inovacionit pa kompromentimin e sigurisë është njëkohësisht sfidë dhe mundësi.

Maksimizimi i përfitimeve nga teknologjia duhet të jetë sfida e vetme e zhvillimit të teknologjisë për çdo sektor. Inkurajimi i teknologjive të reja nuk duhet të cenojë themelet e mbrojtjes, për arsyen e qartë se betejat kibernetike nuk kanë dimensionin tradicional të një konflikti dypalësh.

Strategjitë kombëtare për siguri kibernetike janë ngushtësisht të lidhura me bashkëpunimin ndërkombëtar, ndaj edhe në konferencën e NATO-s për mbrojtjen u theksua përdorimi i termave si qendra e integruar kibernetike, ndarje infrastrukture, shkëmbim informacioni ditor. Janë pikërisht këta terma që po krijojnë një mekanizëm të ri mbrojtjeje, jo më aq tradicionale sa jemi mësuar.

Në këtë kuadër u theksua edhe mungesa e ekspertë të certifikimit që mund të vlerësojnë dhe certifikojnë kapacitetet teknologjike, një boshllëk që mbetet pengesë për forcimin e vijimësinë e sigurisë kibernetike kombëtare.

Në një sulm kibernetik nga një shtet drejt një tjetri, sulmi mund të jetë i përmasës së vogël, si p.sh. ndërhyrja në sistemet logjistike, por në fakt efekti që një ndërhyrje e tillë krijon është i madh, pasi përveç çrregullimit sjell njëkohësisht edhe frikësim psikologjik të popullatës.

Një problematikë tjetër, e cila u vu re edhe në goditjen kibernetike të disa aeroporteve në Europë, është se fragmentarizimi i rrjetit krijon pika dobësie. Këtu hyn koncepti i ndarjes së infrastrukturës me strategji, me qëllim që të shmanget që një “cep i sistemit” të kompromentojë të gjithë sistemin. Pikërisht për ndodhi të tilla po synohet ndërtimi i një qendre të integruar kibernetike brenda NATO-s, që do të lehtësojë shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes vendeve anëtare.

Konferenca e sotme vuri theksin në integrimin e inteligjencës artificiale, automatizimit dhe operacioneve digjitale, me synimin për të bashkuar forcat fizike me sistemet digjitale të menaxhimit dhe koordinimit në një strukturë të vetme.

Kur fushëbeteja zhvendoset në rrjet, vendet që mbeten pas janë ato që nuk kuptojnë dimensionin kompleks të kërcënimeve hibride dhe rëndësinë esenciale të cikleve të planifikimit të përbashkët.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0