Think Big me AADF - Fokusi te startup-et, të rinjtë dhe ndërtimi i një ekosistemi zhvillimi me ndikim të qëndrueshëm! - Business Magazine Albania

Think Big me AADF – Fokusi te startup-et, të rinjtë dhe ndërtimi i një ekosistemi zhvillimi me ndikim të qëndrueshëm!

Mbrëmë u zhvillua episodi i shtatë i  programit “Think Big”, vazhdim i episodit të kaluar ku folëm me drejtuesit kryesorë të projekteve Tumo, Plug and Play TR, Innovation Hub dhe Tirana 42.  Në këtë episod folëm me menaxherin kryesor të këtyre projekteve, z.Sokol Ymeri, si edhe me dy CEO-t  z. Aleksandër Sarapuli & z.Martin Mata.

Intervista u përqendrua te sfidat që përballen startup-et shqiptare, rëndësia e përshtatjes së modeleve të suksesshme ndërkombëtare dhe mënyrat konkrete për të sjellë përvojë globale brenda një konteksti lokal.

Drejtuesit theksuan se Shqipëria nuk duhet të ndjekë thjesht shembujt ndërkombëtarë në mënyrë mekanike, por të marrë prej tyre thelbin dhe ta përshtasë me realitetin shqiptar. Këto modele nuk importohen siç janë; ato pësojnë një adaptim që i jep atyre vazhdimësi dhe efektivitet në një mjedis krejtësisht ndryshe. Pikërisht kjo qasje e menduar i jep kuptim përpjekjes për të ndërtuar një ekosistem të suksesshëm.

Në fokus të veçantë ishte problematika e mungesës së eksperiencës ndërkombëtare në radhët e startup-eve shqiptare. Shumë prej tyre mendojnë në mënyrë lokale dhe nuk e projektojnë veten që në fillim për një rritje globale. Kjo, sipas Sarapulit dhe Mataj, është një sfidë që do të zgjidhet me kalimin e kohës, përmes bashkëpunimeve strategjike si ai me Plug&Play, një rrjet gjigant mbështetës për startupet. Këto partneritete sjellin në Shqipëri ekspertizën e atyre që kanë ndërtuar realisht startup-e, kanë udhëhequr inovacionin në korporata dhe institucione, dhe që mund të ndajnë me të rinjtë tanë përvojat e tyre praktike.

Intervista kulmoi me një reflektim mbi frymëzimin që vjen nga të rinjtë. Ata janë thelbi i këtij transformimi, dhe siç theksoi Martin Mata, vizioni i AADF është i qartë: investimi për të rinjtë sot është investim për të ardhmen. Janë të rinjtë ata që do të ndërtojnë shoqërinë e nesërme, prandaj mbështetja e tyre nuk është vetëm një detyrë morale, por një domosdoshmëri strategjike për zhvillimin e vendit.

Episodi i shtatë i “Think Big” tregoi edhe një herë se potenciali ekziston. Me mbështetjen e duhur, me orientim drejt modeleve që funksionojnë dhe me përkushtim për të menduar globalisht, Shqipëria mund të ndërtojë një brez të ri sipërmarrësish që jo vetëm mendojnë ndryshe, por që veprojnë në mënyrë transformuese.

Gjeni intervistën e plotë më poshtë: /p>

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0