10 vite që ndërtuan një histori – Jubileu gala i Future Home - Business Magazine Albania

10 vite që ndërtuan një histori – Jubileu gala i Future Home

Në një atmosferë elegante dhe të mbushur me emocione, Future Home Real Estate festoi një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj – 10 vjetorin e themelimit. Ishte një natë e magjishme ku mbi 300 të ftuar, mes tyre partnerë, klientë, ish-kolegë, staf aktual dhe influencues të njohur, u bënë pjesë e një feste që shënoi jo vetëm një përvjetor, por një dekadë vizioni, rritjeje dhe besimi.

Një fillim i ngrohtë dhe atmosferë festive

Që në orën 19:00, të ftuarit nisën të mbërrinin në ambientet e Korpusit të Universitetit Politeknik, ku ishte vendosur një backdrop festiv për foto kujtimi dhe një ledwall gjigant me logon e 10-vjetorit që shfaqej në sfond. Muzika e butë live e Rituals Band krijoi atmosferën e duhur për një fillim të ngrohtë, ndërsa shampanja dhe buzëqeshjet e miqve të Future Home i dhanë ngjyrën e parë kësaj nate.

Videoja hapëse – një udhëtim në kohë

Në orën 20:00, dritat u shuan dhe salla u mbush me emocion. Një video retrospektive që pasqyronte rrugëtimin e Future Home gjatë 10 viteve u shfaq në ekran. Çdo pamje, çdo moment i kapur, nga ditët e para deri te projektet madhore, përcolli ndjesinë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Në fund të videos, duartrokitjet e fuqishme të të pranishmëve dëshmuan se historia e Future Home është edhe historia e shumë familjeve, klientëve dhe partnerëve që kanë besuar te kjo kompani.

 

Një spektakël drite për një dekadë drite

Menjëherë pas videos, fasada e Korpusit u ndriçua nga një spektakël dritash, që shënoi simbolikisht rrugën e shndritshme që Future Home ka ndjekur për një dekadë të tërë. Ishte një moment i paharrueshëm ku arti dhe vizioni u shkrinë në një.

Fjalimi i themeluesit

Pas këtij momenti, në skenë u ngjit Fatjon Hysenbelliu, themelues dhe CEO i Future Home. Me fjalë të ngrohta dhe vizionare, ai përshkroi rrugëtimin e kompanisë, sfidat e kapërcyera dhe arritjet që e kanë bërë Future Home një emër të besueshëm. Në vijim, ai prezantoi një video të veçantë mirënjohjeje – “10 vite në 10 sekonda” – e dedikuar 10 kolegëve më të hershëm që kanë qenë pjesë e pandashme e këtij udhëtimi. Emocionet u ndjenë fort në sallë, ndërsa duartrokitjet shpërthyen në fund të videos.

Zëri i veteranëve – kujtime dhe reflektime

Një tjetër moment i paharrueshëm ishte fjala e Devis Dukës, një prej figurave më të hershme të Future Home dhe sot Broker i Future Home Opportunity. Me një rrëfim plot ndjenja, ai solli kujtime nga ditët e para, duke treguar se si një vizion i guximshëm u kthye në një realitet të prekshëm. Fjalët e tij ishin një dëshmi e gjallë se suksesi nuk është rastësi, por një rrugë e ndërtuar me këmbëngulje.

Ritmi i festës dhe surprizat

Pas këtij momenti të ndjerë, Oljana ftoi të pranishmit të shijonin eventin dhe të krijonin kujtime të reja me njëri-tjetrin, ndërsa Rituals Band vijoi performancën live. Por surprizat nuk kishin mbaruar. Në orën 20:45, qielli i Tiranës u ndriçua nga një spektakël dronash, i cili mbajti të gjithë të ftuarit me sytë nga lart, duke krijuar një atmosferë mahnitëse dhe ovacione të fuqishme nga publiku.

 

Himni i Future Home – identitet i kënduar

Një tjetër kulm emocionues ishte lancimi i himnit të Future Home. Muzika dhe vargjet e tij përshkruan shpirtin e kompanisë, energjinë e ekipit dhe vlerat që kanë mbajtur gjallë këtë vizion. Të gjithë të ftuarit u bënë pjesë e këtij momenti, duke ngritur duart lart në shenjë bashkimi, ndërsa kamerat dhe droni kapën pamjet emocionuese të këtij kulmi simbolik.

Momenti i tortës dhe urimi i madh

Rreth orës 21:30, mbrëmja arriti në kulmin e saj me momentin e tortës. Një tortë gjigante festive u soll pranë skenës, e shoqëruar nga fishekzjarre elektrike dhe muzikë festive. Ceo I Future Home mbajti fjalën e tij finale, duke falënderuar të gjithë të pranishmit dhe duke uruar:
“Gëzuar ditëlindjen Future Home! Ky është një kapitull i ri, plot me ëndrra të reja dhe arritje të mëdha që na presin.”

Brand shqiptar me vizion dhe identitet të fortë

Future Home ka ndërtuar gjatë këtyre 10 viteve një identitet të fortë si brand shqiptar i besueshëm dhe profesionist, i njohur për standardet e larta dhe shërbimin cilësor. Sot, kompania ka 30 zyra të shtrira në gjithë Shqipërinë: 22 në Tiranë, 5 në Durrës, 1 në Vlorë, 1 në Korçë dhe 1 në Pogradec, duke ofruar shërbim profesional në çdo qytet të vendit.

Ky zgjerim i vazhdueshëm ka bërë të mundur që klientët të kenë qasje në një rrjet të madh, të koordinuar dhe të besueshëm. Çdo zyrë e re është një hap më afër për të garantuar shërbim të shkëlqyer, transparencë dhe efikasitet. Si brand shqiptar, Future Home tregon se një kompani e ngritur në vendin tonë mund të arrijë standarde të larta profesionale, duke u bërë shembull frymëzues për tregun imobiliar lokal dhe më gjerë.

 

Ekipi – forca që ndërtuan suksesin

Mbi 250 profesionistë, përfshirë administratë, brokera dhe agjente, janë pjesë e stafit të Future Home. Ky ekip i madh dhe i organizuar ka krijuar një strukturë të fortë dhe efikase, që mundëson trajtimin e çdo klienti me përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm. Çdo anëtar i stafit, nga administrata deri te brokerët më të përvojshëm, ka kontribuar në ndërtimin e një kompanie që sot është sinonim i besimit dhe cilësisë në tregun shqiptar.

Fatjon Hysenbelliu, themeluesi i Future Home, gjate eventit theksoi:

Ekipi ynë është zemra e kompanisë. Çdo sukses që kemi arritur është rezultat i punës së përbashkët dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të secilit nga ne. Pa ta, asgjë nuk do të ishte e mundur.

Vizioni për të ardhmen – zgjerimi dhe lideri rajonal

Future Home nuk e sheh këtë 10-vjetor vetëm si një moment reflektimi, por si pikën fillestare për kapitujt e ardhshëm. Kompania ka një vizion të qartë për të vazhduar zgjerimin e saj, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në rajon. Planet përfshijnë hapjen e zyrave të reja në qytete të tjera strategjike dhe forcimin e shërbimit në çdo cep të vendit, duke garantuar që klientët të marrin eksperiencë të njëjtë cilësore kudo që ndodhen.

Fatjoni theksoi:

Dekada e parë ishte e jashtëzakonshme, por dekadat që vijnë do të jenë edhe më ambicioze. Ne do të zgjerohen në qytete të reja, do të fuqizojmë ekipin dhe do të ofrojmë shërbime të shkëlqyera në çdo hapësirë të Shqipërisë, dhe më pas në rajon. Ky është premtimi ynë për klientët, partnerët dhe ekipin tonë.

Ky vizion tregon se Future Home nuk është thjesht një kompani imobiliare, por një institucion i besueshëm shqiptar me ambicie rajonale, i përkushtuar ndaj profesionalizmit, transparencës dhe inovacionit në çdo hap të aktivitetit të tij.

 

Një dekadë që hapi horizonte të reja

Gala e 10-vjetorit të Future Home nuk ishte thjesht një festë. Ajo ishte një homazh për të shkuarën, një falënderim për të tashmen dhe një premtim për të ardhmen. Në një dekadë, Future Home ka dëshmuar se vizioni, puna dhe besimi mund të kthejnë ëndrrat në realitet.

Ky 10-vjetor ishte një deklaratë e fuqishme, që tregoi se historia e Future Home është një histori njerëzore, një histori bashkëpunimi dhe një histori suksesi që do të vazhdojë të shkruhet për dekada të tjera.

 

Business Mag i uron Future Home Real Estate një gëzuar 10-vjetorin e themelimit!

Ky përvjetor shënon një dekadë suksesi, profesionalizmi dhe vizioni të qëndrueshëm në tregun imobiliar shqiptar. Urime për të gjithë ekipin, partnerët dhe klientët që e kanë bërë këtë histori të mundur.

Gëzuar dekadat që vijnë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0