CCBS prezanton raportin e dytë të qëndrueshmërisë - Business Magazine Albania

CCBS prezanton raportin e dytë të qëndrueshmërisë/ “Ambicia për të qenë të parët në Shqipëri drejt Carbon Neutrality 2030”

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), partner i autorizuar prej 31 vitesh për prodhimin, paketimin, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri, prezanton Raportin e dytë të Qëndrueshmërisë, i cili pasqyron rezultatet e arritura dhe konsolidon planin për t’u bërë kompania e parë Carbon Neutral në Shqipëri deri në vitin 2030. Një objektiv që po merr formë përmes investimeve konkrete dhe rezultateve të matshme: nga energjitë e rinovueshme te mobiliteti i qëndrueshëm, nga inovacioni në paketim te zhvillimi i punonjësve.

Raporti, i përgatitur nga Deloitte Albania dhe i certifikuar nga Ernst & Young, reflekton veprimet e ndërmarra nga CCBS dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë ndaj qëndrueshmërisë, të shprehur përmes rezultateve të matshme dhe vlerës së krijuar për konsumatorët, punonjësit, palët e interesuara dhe komunitetin.

“Çdo vit ky dokument na ndihmon ta kthejmë angazhimin në veprime të matshme dhe është bërë pjesë integrale e strategjisë sonë të zhvillimit,” – thekson Luca Busi, President i CCBS. – “Qëndrueshmëria nuk është thjesht një kapitull i aktivitetit tonë; ajo është vetë zemra e identitetit tonë industrial. Shifrat na mundësojnë të vlerësojmë nëse performanca jonë pasqyron vërtet vlerat në të cilat besojmë dhe që udhëheqin çdo zgjedhje të përditshme që bëjmë, nga mbrojtja e mjedisit te investimet tek njerëzit.”

Raporti i vitit 2024 tregon aftësinë për t’u përshtatur dhe qëndrueshmërinë në një realitet që po ndryshon me ritme të shpejta. Treguesit kyç të këtij raporti janë: falë prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike, energjia e rinovueshme mbuloi 43% të nevojave të kompanisë për energji elektrike. Në drejtim të mobilitetit të qëndrueshëm, CCBS operon me një flotë shitjesh plotësisht elektrike në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, të mbështetur nga një infrastrukturë e dedikuar e karikimit të shpejtë. Këto investime i mundësuan CCBS të ulte emetimet e gazrave serrë (Scope 1, të lidhura drejtpërdrejt me operacionet e biznesit) me 786 ton CO₂ krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe zhvillimi i paketimeve ka shënuar hapa të rëndësishëm: 83% e materialeve të përdorura vijnë nga burime të rinovueshme (+2% krahasuar me vitin e kaluar). Paralelisht, CCBS ka arritur një përmirësim të dukshëm në përdorimin e materialeve të ricikluara, të cilat përbëjnë 46% të të gjithë materialeve të përdorura për paketimet primare dhe sekondare, me një rritje prej 33% krahasuar me vitin 2023.

Vëmendje e madhe iu kushtua punonjësve: ekipi u rrit në 394 bashkëpunëtorë dhe u ofruan 6,020 orë trajnimi. Me 83% të zinxhirit të furnizimit të përbërë nga furnitorë vendas, CCBS siguroi që 93% e vlerës ekonomike të gjeneruar të mbetej në treg, duke sjellë zhvillim dhe përfitime konkrete për komunitetin.

“Rruga jonë drejt Carbon Neutrality 2030 është ambicioze,” – vijon Busi, – “por ne e dimë se është e mundur falë përkushtimit të punonjësve, partnerëve dhe komuniteteve. Ky raport na ndihmon të përcaktojmë prioritetet, të përdorim mundësitë dhe të përballemi me përgjegjësi me sfidat e kohës sonë. Ambicia jonë nuk është vetëm të konfirmojmë lidershipin e CCBS, por të vazhdojmë të bëjmë më shumë, me bindjen se Shqipëria mund të kthehet vërtet në një laborator ndërkombëtar të inovacionit të qëndrueshëm.”

Raporti i Qëndrueshmërisë 2024 i CCBS është i disponueshëm për palët e interesuara, institucionet, universitetet, dhomat e tregtisë dhe organizatat e angazhuara në qëndrueshmëri, me synimin për të nxitur një dialog konstruktiv mes sektorit publik dhe atij privat në gjithë vendin. Përmes një raportimi transparent dhe të verifikuar, CCBS rikonfirmon se bashkëpunimi është thelbësor për të përshpejtuar ndryshimin pozitiv në Shqipëri dhe shprehet krenare që është pjesë e këtij rrugëtimi, i cili përfshin jo vetëm komunitetin e biznesit, por mbarë shoqërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0