Business Magazine do të jetë prezente në Future2Tech 2025, panairin më të madh për inovacion, teknologji dhe edukim, i cili do të zhvillohet më 2 dhe 3 tetor në Pallatin e Kongreseve. Revista e parë shqiptare dedikuar sipërmarrjes nuk do të jetë vetëm si partner mediatik, por do të sjellë një transmetim maratonë live në YouTube, LinkedIn dhe Facebook, duke ofruar intervista dhe diskutime mbi risitë teknologjike të kompanive shqiptare dhe rrugët e tyre drejt inovacionit dhe përparimit.
Përtej mbulimit të eventit, Business Magazine do të sjell këtë herë tre risitë kryesore teknologjike që e bëjnë atë një burim kyç informacioni për biznesin dhe një pararoje të mediave shqiptare sa i takon infrastrukturës teknologjike.
1. Business Mag Prime – Versioni demo i aplikacionit ofron mundësinë për të ndjekur lajmet më të fundit direkt nga smartphone-i për të gjithë të abonuarit e Business Mag. Aktualisht në App Store, me plan për të qenë së shpejti edhe në Play Store, aplikacioni synon të sjellë përmbajtjen e biznesit dhe teknologjisë në dorën e përdoruesve shqiptarë dhe jo vetëm.

2. Leximi me zë – Përdoruesit mund të dëgjojnë të gjitha lajmet e web-it në gjuhën shqipe. Mjafton të hapin linkun e lajmit dhe të klikojnë ikonën e audios. Kjo veçori është ideale për ata që janë në lëvizje ose nuk kanë kohë të lexojnë lajmet, por mund t’i konsumojnë në mënyrë të përmbledhur ndërsa bëjnë aktivitete të tjera.

3. Business Mag Extension – Një extension i fuqishëm që synon të përmirësojë përvojën e shfletimit dhe produktivitetin e përdoruesve. Ai sjell lajmet e fundit nga BusinessMag, parashikimin e motit, lëvizjet e kursit të këmbimit valututor në kohë reale, faqeshënues inteligjent, ngarkim të shpejtë dhe efikas, mbrojtje të privatësisë, dizajn modern dhe tërheqës, si dhe mundësi dëgjimi të artikujve gjatë shfletimit. Instalimi është i shpejtë dhe mund të kryhet në më pak se 30 sekonda, duke transformuar mënyrën se si përdoruesit konsumojnë informacion. Shkarkoje falas këtu
” Jetojmë në një kohë kur nevoja për të ofruar përmbajtje më të shpejtë dhe të personalizuar është e madhe, duke u fokusuar tek përdorimi i inteligjencës artificiale dhe mjetet e avancuara për lexuesit.” – thotë Klisman Necaj, Tech Lead i New Media Digital.

Ky angazhim i Business Magazine shkon përtej thjesht mbulimit të ngjarjeve, duke u përpjekur të vendosim standarde të reja për mënyrën se si informacioni i biznesit dhe i teknologjisë shpërndahet në Shqipëri. Me kombinimin e aplikacioneve, leximit me zë dhe extension-it të shfletuesit, ne synojmë të krijojmë një ekosistem ku çdo profesionist dhe entuziast i teknologjisë mund të qëndrojë i informuar dhe produktiv.
Ky event dhe risitë e prezantuara tregojnë se media shqiptare mund të luajë një rol parësor në përparimin teknologjik dhe në promovimin e kompanive inovative, duke sjellë shembuj të qartë të integrimit të teknologjisë në përmbajtjen informative dhe përvojën e përdoruesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto