Delibros, restoranti i njohur për burgerat gourmet në Tiranë, ka inaguruar së fundmi pikën më të re me vendodhje në rrugën e Kavajës, pranë hyrjes së Bllokut të Ambasadave. Ky investim i ri, i prezantuar bashkë me një transformim të imazhit, synon të vijë më pranë njerëzve që e vlerësojnë ushqimin e mirë dhe respektin ndaj cilësisë në realizim e tij.
Në një kohë kur, për prodhimet e ushqimit të shpejtë bëhen kompromise me cilësinë, Delibros, ruan të njëjtën filozofi prej fillimit: receta origjinale dhe artizanale. Mish i freskët që nuk kalon asnjëherë në proces ngrirje, bukë e freskët e pjekur çdo ditë në punishten tonë, e qepë të karamelizuara me kujdes dhe delikatesë. Pa harruar të përmendet cilësia më e mirë e pastramit, e cila kalon javë të tëra përgatitjeje për të marrë më të mirën e shijes. Delibros nuk është vetëm një restorant, por një eksperiencë shijimi që do ta ndryshojë përgjithmonë çfarë pret nga një burger!
Gjelbër si freskia e çdo e përbërësi…
Një identitet i ri vizual sapo u prezantua me hapjen e pikës së re të Delibros. Zgjedhja e ngjyrës së gjelbër nuk është aspak rastësi. Pas brand-it tashmë të njohur, gjithmonë është fshehur freskia, lidhja e ngushtë me natyrën dhe ushqimin e shëndetshëm. Delibros nuk është fast food, por një restorant që ushqimin e sheh si kulturë dhe cilësinë si vlerë të panegociueshme.

Nga Tirana, me vizion më të gjerë
Delibros u krijua duke u frymëzuar nga familja, me një filozofi të vetme: Fëmijët tanë duhet të hanë ushqim cilësor, të shëndetshëm dhe të pastër. Sepse burgeri nuk është fast food, por një eksperincë unike ndërtuar mbi përbërës të freskët pa bërë kompromise. Nga mishi e deri te salcat, gjithçka realizohet nga ne, çdo ditë, me të njëjtën kohë dhe përkushtim prej fillimit.
Sot, me një pike të re dhe një identitet të freskët synimi është i qartë: Cilësia e recetave të burgerit tonë të njihet më tej brenda dhe jashtë Shqipërisë, si një brand që përfaqëson cilësinë dhe inovacionin me çdo hap rritjeje. Delibros nuk është vetëm një vend ku mund të provosh një burger, Delibros është destinacion ku cilësia është gjithmonë parësore.
Ky artikull është publikuar në numrin 39 të revistës Businessmag
Abonohu për të lexuar artikujt e BM!
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto