Nga Gerti Boshnjaku –Një napoletan me shpirt rebel dhe vizionar e pa Tiranën ndryshe nga shumë të tjerë. Për Diego Pisën, kryeekzekutivin e Teleperformance Albania, Shqipëria nuk ishte thjesht një stacion i radhës i karrierës së tij ndërkombëtare, por një vend ku ai gjeti atë që e kishte bërë gjithmonë të ndjekë sfida të reja: zjarrin, pasionin dhe energjinë e mirë të njerëzve. Në vitin 2007, i udhëhequr nga intuita dhe bindja se ky ishte një territor me potencial të jashtëzakonshëm, Pisa e solli grupin e tij drejt një aventure që shumëkush do ta kishte quajtur një investim të guximshëm. Dhe koha e vërtetoi, pasi Teleperformance Albania u bë një histori suksesi.
Sot, kompania numëron mbi 3500 punonjës në vend, duke u renditur mes punëdhënësve më të mëdhenj dhe më të besueshëm në treg. Më shumë se një biznes, Teleperformance është kthyer në një shkollë profesionalizmi, etikë dhe përkujdesjeje, duke sjellë standardet më të larta europiane në një mjedis ku talenti shqiptar shkëlqen. Për Diego Pisën, lidershipi nuk është as autoritar dhe as autokrat, por një kombinim i demokracisë së mendimit, vizionit dhe kurajos; elementë që e kanë bërë kompaninë të vlerësohet me çmime prestigjioze dhe të njihet si një nga “Great Places to Work”.
Historia e tij në Shqipëri është një rrëfim i pasionit për njerëzit, i besimit tek potenciali vendas dhe i një kulture pune që arrin të ndërthurë traditën italiane me energjinë shqiptare.
Dua ta nis këtë bisedë me ju me një pyetje pak personale. Ju jeni një italian që jeton në Shqipëri prej 17 vitesh dhe drejtoni një grup të madh me një histori po aq madhështore si kompani. Dua të kthehem pak pas, 17 vite më parë. Si ka nisur ky kapitull shqiptar? Cila është historia juaj? Si erdhët këtu?
Faleminderit që thatë disa herë “i madh”. (Qesh)
Ne u referohemi numrave
Jam i nderuar nga ky përcaktim. Gjithçka lindi nga një ndryshim pune. Unë bëja konsulencë strategjike për një kompani shumëkombëshe. Pastaj më kërkuan t’i bashkohem Teleperformance. Ishte vitit 2007 dhe unë po merresha me zhvillimin e tregut të jashtëm të kompanisë. Ndaj, vitin e parë, kam ndjekur 3 projekte paralele, një në Shqipëri, një në Rumani dhe një në Argjentinë. Këtu kishim një sipërmarrës të ri shqiptar, sipërmarrës që u bë më pas një biznesmen i njohur dhe një politikan, person shumë i zoti, i cili na kishte prezantuar me tregun shqiptar. Unë erdha në Shqipëri për të studiuar vendin, por u dashurova me të dhe i kërkova grupit Teleperformance të investonin këtu. Grupi mori pak kohë, pastaj pranoi propozimin dhe më kërkoi të vija këtu të krijoja kompaninë.
Niseshim nga zero, kapitull i ri. Ishte një sukses i madh për shumë arsye. Së pari, gjeta një afërsi me kulturën shqiptare. Unë jam napoletan.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto