"Raporti Global i Nomadëve Digjitalë 2025", nga nënkulturë në politikë zhvillimi! - Business Magazine Albania

“Raporti Global i Nomadëve Digjitalë 2025”, nga nënkulturë në politikë zhvillimi!

Nomadizmi digjital ka kaluar nga një fenomen margjinal në një realitet të ekonomisë globale. Raporti më i fundit për vitin 2025 tregon se ky stil jete po shndërrohet në një instrument të fuqishëm për punën, inovacionin dhe zhvillimin rajonal.

Para pandemisë, nomadizmi digjital shihej si një stil i kufizuar jete, kryesisht për freelancerët e sektorit të teknologjisë, marketingut dhe dizajnit. COVID-19 ndryshoi gjithçka: puna në distancë u normalizua dhe mbi 42% e amerikanëve raportuan se punonin nga shtëpia në vitin 2020. Sot, rreth 22% e fuqisë punëtore amerikane vijon të punojë në distancë, duke e bërë këtë trend një bazë për zgjerimin e komunitetit të nomadëve. Në vitin 2025, nomadët nuk janë më vetëm freelancerë. Profili i tyre përfshin punonjës me kontrata të përhershme, kontraktorë, themelues start-upesh dhe profesionistë hibridë. Kjo diversifikim ka sjellë një përhapje më të gjerë të këtij fenomeni dhe ka zbutur kufijtë mes punës tradicionale dhe asaj të pavarur.

Sipas të dhënave, 79% e nomadëve fitojnë mbi 50 mijë dollarë në vit, ndërsa paga mesatare arrin në 124,416 dollarë. Ata përbëjnë një grup të pasur dhe të fuqishëm ekonomikisht. Profesione si zhvillimi i software-it dhe web-it, SaaS, marketingu digjital, dizajni UI/UX, menaxhimi i produktit dhe financat janë më të përfaqësuarat. Një grup i vogël, por me ndikim, përbëhet nga sipërmarrës që menaxhojnë kompani të regjistruara dhe punonjës të tyre, duke shtuar një dimension tjetër në ekosistemin nomad.

Lexo dhe:Kontrollet e reja kufitare në BE, ja çfarë duhet të dinë udhëtarët

Aksesi në këtë mënyrë jetese nuk është i barabartë për të gjithë. Efekti i pasaportës mbetet thelbësor: shtetasit e vendeve me pasaporta të fuqishme gëzojnë lëvizje të lirë, ndërsa ata me pasaporta më të dobëta përballen me barriera dhe shpesh kërkojnë shtetësi të dytë për të zgjeruar hapësirën e tyre të mobilitetit. Një tjetër trend në rritje është “slomadizmi” – qëndrime më të gjata, disa mujore, shpesh të lidhura me qëllime për rezidencë dhe shtetësi. Ky model po fiton terren si një strategji për integrim më të thellë dhe stabilitet afatgjatë.

Nomadët digjitalë po shihen gjithnjë e më shumë si “mikro-ekonomi mobile”: ata shpenzojnë për akomodim, hapësira coworking, restorante, transport dhe aktivitete kulturore. Ky konsum gjeneron kërkesë të qëndrueshme dhe krijon spillovers të njohurive që mund të frymëzojnë sipërmarrje të reja dhe lidhje me tregjet globale. Pikërisht për këtë arsye, 64 vende kanë futur programe vizash të posaçme për nomadët digjitalë, mbi 90% e të cilave u krijuan pas vitit 2020.

Politikat e vizave dhe tatimit

  • Kohëzgjatja: 1 vit është standardi global, me shumicën e vizave të rinovueshme. Disa vende ofrojnë edhe periudha më të gjata, deri në 2–3 vjet.

  • Aksesueshmëria: 58% e programeve janë të hapura për çdo kombësi, ndërsa pjesa tjetër kufizohet sipas pasaportës ose profesionit.

  • Rajonet: Europa dominon me rrugë drejt rezidencës dhe shtetësisë; Amerika Latine ofron natyralizim të shpejtë në disa vende; Karaibet fokusohen tek stili i jetës, por pa integrim afatgjatë; ndërsa Azia dhe Gjiri mbeten kryesisht të përkohshme.

  • Tatimi: shumica e vendeve ndjekin taksimin global, por disa ofrojnë skema të veçanta që i bëjnë më tërheqëse për profesionistët, si “Beckham Law” në Spanjë, rregullat e Indonezisë apo Irlandës.

Përveç vizave dhe taksave, vendimtare është edhe cilësia e jetës. Shumica e destinacioneve të analizuara në raport renditen High ose Very High. Europa dhe Kanadaja kryesojnë, ndërsa Uruguai është një shembull i Amerikës Latine që ofron kushte të shkëlqyera. Në të njëjtën kohë, internet i shpejtë dhe ekosistemet e inovacionit janë elementë kyç. Pa këto, destinacionet rrezikojnë të mbeten thjesht stacione të përkohshme dhe jo qendra të qëndrueshme për nomadët.

Nomadët digjitalë nuk janë turistë klasikë. Ata janë profesionistë të lëvizshëm globalisht, me të ardhura dhe aftësi që mund të ndikojnë fuqishëm tek vendet pritëse. Për këtë arsye, ata konsiderohen FDI-adjacent – një formë alternative e investimeve të huaja direkte përmes kapitalit njerëzor dhe ekonomik që sjellin.

Vendet që duan të përfitojnë duhet të ofrojnë:

  • rregulla të qarta dhe siguri fiskale,

  • infrastrukturë dhe strehim të përballueshëm,

  • programe integrimi me komunitetet lokale,

  • shpërndarje gjeografike përtej kryeqyteteve, për të shmangur presionin mbi tregjet e banesave dhe konfliktet kulturore.

Raportin e plotë e lexoni këtu

GCS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0