Get in the Ring Albania 2025: “Katalogim” shpallet kampion, Greecon siguron biletën ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Get in the Ring Albania 2025: “Katalogim” shpallet kampion, Greecon siguron biletën ndërkombëtare

Më 18 shtator 2025, Tirana u shndërrua në kryeqendrën e inovacionit dhe ideve të reja. Skena e Get in the Ring Albania 2025 mblodhi dhjetëra sipërmarrës të rinj, investitorë, liderë biznesi dhe përfaqësues institucionesh, duke sjellë një atmosferë elektrizuese ku ambicia dhe kreativiteti u përplasën ballë për ballë. Në një format unik, ku idetë prezantohen si duele, çdo startup kishte vetëm pak minuta për të bindur jurinë dhe publikun se zgjidhja e tyre është ajo që meriton të ngjitet në skenën ndërkombëtare.

Ky edicion i Get in the Ring dëshmoi se Shqipëria ka jo vetëm talente të reja dhe ide premtuese, por edhe kapacitetin për t’u bërë pjesë e ekosistemit global të sipërmarrjes. Rinia e vendit solli ide që përfshinin teknologjinë e gjelbër, shërbimet digjitale, platformat kreative dhe inovacionin në industri tradicionale – duke treguar se fryma e ndryshimit është gjallë dhe gati të sfidojë kufijtë.

Nga përzgjedhjet te dueli i ideve

Gara nisi me një ditë intensive trajnimesh dhe sesione pitching, ku mbi 50 aplikantë u përzgjodhën dhe 16 startape hynë në ring për të garuar “kokë më kokë”.Atmosfera e finales u ndez nga duele dinamike që sollën përballje të forta mes ideve të reja: nga teknologjia e gjelbër, deri te shërbimet digjitale dhe platformat kreative.

Fituesit

Pas një gare të fortë, përgjegjësinë për të shpallur fituesit e mori një juri prestigjioze, ku u bashkuan emra të njohur të botës së biznesit dhe zhvillimit. Migena Eksperte nga Swisscontact solli perspektivën e zhvillimit organizativ dhe të aftësive për punë; Migel Hidi, në rolin e Drejtorit të Politikave dhe Strategjive Inovative pranë MEKI, theksoi rëndësinë e politikave të guximshme; ndërsa Dritan Nako, përfaqësues i Titan Cement Company, solli qasjen e industrisë dhe të korporatave me ndikim të gjerë. Nga ana tjetër, Blerina Guga, CEO e Junior Achievement Albania, vendosi në qendër sipërmarrjen e të rinjve dhe edukimin financiar, kurse Edlira Muedini, Drejtore e Helvetas Albania, solli dimensionin e zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky kombinim ekspertizash bëri që juria të kishte një pamje gjithëpërfshirëse mbi idetë e prezantuara dhe në fund ata vendosën t’i japin çmimin e parë Katalogim, platformës që po transformon industrinë e ndërtimit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë BIM, duke reduktuar kostot, mbeturinat dhe duke rritur efikasitetin e zinxhirit të furnizimit.

Fitorja i garanton Katalogim përfaqësimin e Shqipërisë në Get in the Ring Global Competition 2025, përballë investitorëve dhe inovatorëve nga e gjithë bota.
Ndërkohë, Greecon, fituesi i vendit të dytë, do të mbështetet nga Junior Achievement Albania për të marrë pjesë në një tjetër garë ndërkombëtare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0