Këshilla që mund të të bëjë lider në teknologji, sipas miliarderit të AI - Business Magazine Albania

Këshilla që mund të të bëjë lider në teknologji, sipas miliarderit të AI

Adoleshentët që ëndërrojnë një karrierë fitimprurëse në teknologji duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre në inteligjencën artificiale, duke u zhytur në përdorimin e mjeteve të reja të gjenerimit të kodit me AI, thotë miliarderi Alexandr Wang, bashkëthemelues i Scale AI. “Duhet vetëm të kuptoni si t’i përdorni këto mjete në maksimum,” tha Wang gjatë një episodi të podcastit “TBPN”.

Kur u pyet për këshillën më të mirë për të rinjtë, Wang u shpreh: “Është e pamundur të nënvlerësohet se sa shumë jam ‘radikalizuar’ nga programimi me AI.”

Çfarë është “AI Coding” apo “Vibe Coding”?

AI coding, shpesh i quajtur edhe “vibe coding,” është procesi i gjenerimit të kodit të ri përmes inteligjencës artificiale, thjesht duke dhënë komanda ose instruksione me shkrim. Platforma si Replit dhe Cursor i lejojnë përdoruesit të shkruajnë kod, apo edhe të zhvillojnë një aplikacion të ri, pa pasur nevojë për njohuri të thelluara në inxhinieri kompjuterike. “Është, në një farë mënyre, një moment i jashtëzakonshëm shkëputjeje. Nëse shpenzon 10,000 orë duke luajtur me këto mjete dhe duke kuptuar si t’i përdorësh më mirë se të tjerët, ky është një avantazh i madh,” tha Wang, i cili themeloi Scale AI në vitin 2016 dhe e ndërtoi atë në një “tech unicorn” që së fundmi u vlerësua me 29 miliardë dollarë. Ai e krahasoi këtë moment me ditët e hershme të revolucionit kompjuterik, kur figura si Bill Gates përfituan nga të qenit ndër përdoruesit e parë të kompjuterëve dhe softuerëve. Gates shpesh ka treguar se adoleshencën e kaloi duke mësuar programim, falë qasjes së hershme në kompjuterë që i ofroi një kompani lokale në Seattle. Sipas Wang, adoleshentët e sotëm duhet të ndjekin këtë shembull: “Ky moment po ndodh tani, dhe nëse je 13 vjeç, duhet ta kalosh gjithë kohën tënde duke bërë vibe coding. Kështu duhet ta jetosh jetën,” tha ai.

Lexo edhe; OpenAI prezanton ChatGPT Pulse për të sjellë raporte të personalizuara

“Brenda pesë viteve, AI do të mund të shkruajë të gjithë kodin tim”

Wang, i cili ka një pasuri të vlerësuar prej 3.2 miliardë dollarësh, sipas Forbes, dhe që në qershor u ftua nga Meta për të shërbyer si Chief AI Officer, është i bindur për potencialin e AI në programim. “Literalist, gjithë kodin që kam shkruar në jetën time … do të mund të prodhohet nga një model AI brenda pesë viteve të ardhshme,” tha ai në podcast. Kjo ide, që programet e AI mund të përsërisin punën e programuesve më të mirë në botë, ka ngjallur shqetësime mbi të ardhmen e profesioneve të programimit. Shumë kompani tashmë po përdorin AI për shkrimin e kodit, madje në disa raste edhe për të zëvendësuar programuesit.

Pse ia vlen ende të mësosh programim?

Megjithatë, si Wang ashtu edhe liderë të tjerë të industrisë besojnë se ka ende vlerë që të rinjtë të mësojnë programim, sidomos duke kombinuar këtë njohuri me përdorimin e mjeteve të AI. “As programimi bëhet më i lehtë, më shumë njerëz duhet të mësojnë kodim, jo më pak!” shkroi Andrew Ng, bashkëthemelues i Google Brain, në një postim në LinkedIn në mars. Ai shtoi se një nga aftësitë më të rëndësishme në të ardhmen do të jetë “aftësia për t’i treguar kompjuterit saktësisht çfarë dëshiron, në mënyrë që ai ta bëjë për ty.” Ng e quajti këtë “kohën më të mirë ndonjëherë për të mësuar programim.” Sipas tij, ata që kanë aftësi të forta programimi do të jenë shumë më efektivë në përdorimin e mjeteve të AI, duke u bërë më të kërkuar nga punëdhënësit. Për më tepër, sipërmarrësit që njohin gjuhën e softuerit mund t’i komunikojnë AI-së më qartë dhe më saktë atë që duan të ndërtohet, krahasuar me ata që mbështeten vetëm tek algoritmet.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0