Transporti i së ardhmes? Madridi teston autobusin e parë pa shofer “Made in Spain” - Business Magazine Albania

Transporti i së ardhmes? Madridi teston autobusin e parë pa shofer “Made in Spain”

Madridi ka prezantuar autobusin e tij të parë autonom me pasagjerë në parkun Casa de Campo. Një minibus elektrik 100% autonom, prodhim spanjoll, ka nisur qarkullimin në park që nga 15 shtatori si pjesë e një projekti pilot të Kompanisë Komunale të Transportit (EMT) dhe Qendrës së Teknologjisë Automobilistike të Galicias (CTAG). Projekti synon testimin e teknologjisë në kushte reale trafiku.

Automjeti ka kapacitet për 12 pasagjerë dhe funksionon nga e hëna në të premte, nga ora 12:00 deri në 17:00, duke përshkuar një rreth 1.8 kilometra me gjashtë ndalesa. Shërbimi është falas dhe do të jetë i disponueshëm deri më 24 tetor, si pjesë e aktiviteteve të Javës Europiane të Mobilitetit.

Ditët e para, pritshmëria ka qenë e dukshme: pasagjerët që e provuan shprehën emocionin për të udhëtuar në një autobus pa shofer, ndërsa punonjësit e EMT-së treguan krenari dhe entuziazëm për pjesëmarrjen në një projekt pionier në qytet.

“Ky autobus është një nga më të mirët që kam testuar ndonjëherë,” tha César Omar Chacón Fernández, drejtues i Divizionit të Planifikimit të Automjeteve në EMT për Euronews. “Teknologjia është shumë e mirë-integruar, nuk sillet në mënyrë të çrregullt ose robotike si autobuset e tjera.”

Lexo edhe: ECB: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët!

Automjeti është 100% elektrik, megjithëse pjesë e madhe e komponentëve teknologjikë vijnë nga jashtë. Montimi, softueri dhe integrimi i sistemeve u zhvilluan në Galici, ku CTAG ka instaluar sensorë, kamera, GPS dhe një njësinë qendrore për përpunimin e të dhënave që funksionon si “truri” i automjetit.

Qëllimi i EMT dhe CTAG nuk është të zëvendësojnë shoferët, por të eksplorojnë mënyrën se si kjo teknologji mund të plotësojë transportin publik. Në pjesë të tjera të Evropës, mungesa e shoferëve profesionalë është një sfidë në rritje, dhe ekspertët thonë se autobusët autonom mund ta lehtësojnë këtë problem.

Sistemi i autonomisë funksionon në nivelin 4 të automatizimit: minibus-i njeh rrugët, semaforët, çiklistët dhe këmbësorët si edhe vendos vetë kur të përshpejtojë, frenojë apo të kthehet. Automjeti identifikon çdo objekt, nga biçikleta tek kafshët dhe vepron për të shmangur aksidentet.

Pavarësisht autonomisë, një operator i sigurisë është gjithmonë në bord për të monitoruar udhëtimin dhe për të ndërhyrë në raste emergjence.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0