Dita e mentorimit në GIR Albania: Nga financat dhe inovacioni tek Start Up-et shqiptare - Business Magazine Albania

Dita e mentorimit në GIR Albania: Nga financat dhe inovacioni tek Start Up-et shqiptare

Dita e mentorimit në GIR Albania: Nga financat dhe inovacioni tek Start Up-et shqiptare

Programi GIR Albania zhvilloi me sukses më datë 17 shtator 2025, pranë Innovation Hub tek Piramida, Tiranë, Ditën e Mentorimit, një aktivitet i dedikuar për fuqizimin e start-up-eve pjesëmarrëse në këtë edicion. Aktiviteti solli bashkë mentorë të mirënjohur nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët ndanë përvojën dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar themeluesit e rinj të zhvillojnë strategjitë e duhura dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt rritjes.

Start-upet patën mundësinë të mentoroheshin, udhëzoheshin dhe frymëzoheshin nga:

Ermira Shyti, Eksperte me përvojë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Sigurimin e Cilësisë dhe Arsimin, Drejtuese e komponentit të karrierës, në Helvetas (projekti RisiAlbania), mbeshtetws kryesor i GIR Albania 2025

Elias Mazloum, sipërmarrës social dhe konsulent ndërkombëtar nga Libani

Gerhard Veizi, sipërmarrës nga Shqipëria, themelues i nismave në ekonominë qarkulluese, inovacionin ushqimor dhe industrinë kulturore

Denis Alizoti, profesionist përkushtuar në fushwn e edukimit, kordinator I Projekteve nw Junior Achievement Albania

Geart Ferhati, Fitues i Edicionit të Parë në Get in the Ring Albania 2024

Daniela Haxhi, Drejtor i Transformimit Digjital në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit

Rose-Marie Henny, Profesioniste zvicerane me eksperiencë të gjerë në ndihmën humanitare, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin organizativ

Këta profesionistë të fushave të ndryshme, nga financat dhe inovacioni tek sipërmarrja dhe zhvillimi i biznesit, ndanë praktikat më të mira dhe eksperiencat e tyre personale mbi ndërtimin e bizneseve të suksesshme.

Lexo edhe :Extra Dubai & The Union Circle Zvicër – Kapitali që ndërton ura pa kufij

Fokus mbi rritjen e qëndrueshme

Dita e Mentorimit u ndërtua mbi sesione një-me-një dhe punë në grupe, ku start-upet morën feedback praktik mbi modelet e biznesit, marketingun digjital, menaxhimin financiar dhe përgatitjen për investime. Për shumë prej tyre, kjo përvojë u kthye në një pikë kthese për të qartësuar vizionin, përmirësuar ofertën e tyre dhe për t’u përgatitur më mirë për tregun dhe investitorët.

Një ekosistem që bashkon

Përveç njohurive praktike, Dita e Mentorimit shërbeu edhe si një hapësirë rrjetëzimi, ku start-upet u lidhën drejtpërdrejt me mentorët, por edhe me aktorë të tjerë të ekosistemit të inovacionit në Shqipëri. Ky bashkëpunim i ngushtë është thelbësor për ndërtimin e një kulture sipërmarrëse që promovon inovacionin, bashkëpunimin dhe rritjen e qëndrueshme.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0