Yangwang U9 Xtreme shënon 308 mph, bëhet makina më e shpejtë e prodhimit në botë - Business Magazine Albania

Yangwang U9 Xtreme shënon 308 mph, bëhet makina më e shpejtë e prodhimit në botë

Yangwang U9 Xtreme shënon 308 mph, bëhet makina më e shpejtë e prodhimit në botë

Është zyrtare: Yangwang U9 Xtreme (dikur i quajtur Track Edition) është tashmë makina më e shpejtë e prodhimit në botë, pasi ka arritur 308.4 mph (496.2 km/h) në pistën e shpejtësisë së lartë në ATP Papenburg, Gjermani.

Rekordi i ri botëror

Treqind e tetë milje në orë. Vetëm pak javë pasi theu rekordin për makinën elektrike më të shpejtë të prodhimit, tani ajo e ka çuar edhe më tej, duke u shpallur makina më e shpejtë në botë – qoftë elektrike apo me benzinë. Yangwang U9 rrëzon nga froni Bugatti Chiron Super Sport 300+ (304.8 mph në 2019), pasi kishte mposhtur edhe Aspark Owl (272.6 mph) dhe Rimac Nevera (268.2 mph). Më saktë, i ka shkatërruar plotësisht. Makina u pilotua sërish nga piloti gjerman i garave Marc Basseng, i njohur për rekordet e shpejtësisë dhe një njeri me nerva çeliku. Vitin e kaluar ai arriti shpejtësinë personale 233 mph me versionin “standard” të U9. Sot, ai është një nga të paktët që i është bashkuar klubit prestigjioz 300 mph.

Lexo edhe: Nvidia investon 100 miliardë dollarë në OpenAI për të fuqizuar kapacitetin e saj kompjuterik

Fuqi elektrike marramendëse

Detajet teknike janë mbresëlënëse:

  • 2,978 kuaj fuqi, mbi dyfishin e versionit normal prej 1,288 kuajsh.

  • Katër motorë elektrikë, secili deri në 30,000 rpm.

  • Platforma e parë e prodhimit me 1,200V ultra-high voltage, më e fuqishme se sistemi ekzistues 800V, duke siguruar shpërndarje më të shpejtë dhe efikase të energjisë.

  • Gjenerimi i nxehtësisë ulet me 67% krahasuar me platformën 800V.

  • Bateria Blade e BYD me densitet qelizash të rritur me 170%, dhe shkarkim deri në 30C – dhjetëfish më shumë se një bateri EV tradicionale.

Përkthyer ndryshe: makina është projektuar për të përballuar shkarkime ekstreme të energjisë pa rrezikun e shpërthimit, një faktor vendimtar në shpejtësi të tilla.

Përmirësime në detaje

  • Rrota më të vogla (20 inç, nga 21).

  • Goma më të gjera në pjesën e përparme (325mm, nga 275mm), për t’u përshtatur me pasmen.

  • Pesha totale: 2,480 kg (vetëm 5 kg më shumë se modeli bazë).

Vetëm 30 njësi do të prodhohen globalisht, me një çmim shumë më të lartë se modeli bazë U9 prej £200,000. A është qëllimi i ardhshëm thyerja e rekordit të Buckeye Bullet 3 me 341.264 mph për makinat elektrike? Koha do ta tregojë.

topgear

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0