Nvidia investon 100 miliardë dollarë në OpenAI për të fuqizuar kapacitetin e saj kompjuterik - Business Magazine Albania

Nvidia investon 100 miliardë dollarë në OpenAI për të fuqizuar kapacitetin e saj kompjuterik

Nvidia

Kompania gjigante e çipave Nvidia ka njoftuar një investim prej 100 miliardë dollarësh në OpenAI, për të ndërtuar qendra të reja të dhënash me një kapacitet prej të paktën 10 gigavatësh. Këto qendra do të furnizohen me miliona njësi të përpunimit grafik (GPU) të teknologjisë së lartë nga Nvidia, duke fuqizuar edhe më tej kapacitetin kompjuterik të ChatGPT dhe modeleve të tjera të AI.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy kompanive, faza e parë do të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2026 me një gigavat të parë. Partneriteti i ri plotëson bashkëpunimet ekzistuese të OpenAI me Microsoft, Oracle, SoftBank dhe të tjerë, të cilët gjithashtu kanë premtuar investime kolosale për infrastrukturën e AI.

Ndërkohë, OpenAI ka njoftuar një marrëveshje të re të përkohshme që i jep Microsoft një pjesëmarrje prej 100 miliardë dollarësh në korporatën fitimprurëse të kompanisë, ndërsa drejtimi vazhdon të qëndrojë te bordi jofitimprurës.

Sam Altman, CEO i OpenAI, deklaroi se pa këto investime në infrastrukturë, kompania nuk do të mund të përmbushë kërkesat dhe të zhvillojë modele më të avancuara.

Lexo edhe: Identiteti digjital në Shqipëri, përparim historik apo dilemë e frikshme?

Ndërkohë, Nvidia ka bërë të ditur edhe një investim prej 5 miliardë dollarësh në Intel, për të ndihmuar këtë të fundit të përballojë kërkesën e lartë për AI.

Megjithatë, OpenAI përballet me sfida ligjore dhe etike, përfshirë një padi nga Elon Musk dhe hetime nga zyrtarët e Kalifornisë dhe Delaware mbi sigurinë e ChatGPT, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0