Reuters: Varri i një romaku të pasur të lashtësisë zbulohet në Shqipëri - Business Magazine Albania

Reuters: Varri i një romaku të pasur të lashtësisë zbulohet në Shqipëri

Arkeologët në Shqipëri kanë zbuluar një dhomë varrimi të madhe romake që daton nga shekulli i tretë ose i katërt pas Krishtit një zbulim unik për vendin ballkanik që dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake.

Zbulimi u bë në një zonë të largët pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, pasi banorët lokalë kishin raportuar për gurë të pazakontë në një pllajë të izoluar. Ekipi i Institutit të Arkeologjisë nisi gërmimet në fillim të gushtit dhe zbuloi një strukturë të madhe nëntokësore me pllaka të mëdha gëlqerore, të cilat mbajnë mbishkrime në gjuhën greke.

Lexo edhe: Mbi 10 startup-e evropiane arritën statusin “unicorn” në vitin 2025

“Mbishkrimi na tregon se personi i varrosur këtu quhej Gelliano, një emër tipik për periudhën romake. Nuk jemi të sigurt për identitetin e individit të dytë, por ka shumë gjasa të ketë qenë një anëtar i familjes,” tha Erikson Nikolli, arkeologu drejtues i projektit.

Varri, me përmasa nëntë me gjashtë metra (29 x 19 feets), është zbulimi i parë i këtij lloji në Shqipëri, që sipas ekspertëve i përket një personi të pasur dhe është shumë më madhështor se varrezat e tjera të gjetura në zonë. Autoritetet lokale, në një kohë kur turizmi në Shqipëri po lulëzon, kanë nisur tashmë planet për ta shndërruar sitin në një atraksion turistik, ndërkohë që banorët e zonës u mblodhën me kureshtje sapo morën vesh për zbulimin. Javën e kaluar, ekipi i Nikollit përdori furça për të zbuluar skajet e gdhendura me imtësi të gurit të bardhë të çatisë dhe mureve të varrit. “Gjithashtu zbuluam një copë pëlhure të qëndisur me fije ari, që përforcon bindjen tonë se kemi të bëjmë me një anëtar të klasës së lartë.”

Ndër gjetjet e tjera ishin pjata qelqi dhe thika. Nikolli u shpreh se varri ishte grabitur të paktën dy herë,  një herë në lashtësi dhe më pas kur u përdorën mjete të rënda për të zhvendosur një shkëmb gjigant mbi dhomëzën funerare. Ai shpjegoi se emri i të ndjerit ishte i gdhendur me shkronja greke, por me kuptim latin, ndërsa një mbishkrim i dytë tregon se varri i ishte kushtuar perëndisë Jupiter. Ekspertët ende nuk kanë arritur të deshifrojnë mbishkrime të tjera mbi gurë të gjetur aty pranë, që besohet t’i kenë përkitur një monumenti tjetër, sot i rrethuar nga fusha misri dhe një gurore.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0