(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë - Business Magazine Albania

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

Finlanda miraton një ligj për kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet.

Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra më mbi 31%, ose 112 mijë më pak.

Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në vitin 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen është tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për gruaArsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 – 2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, reduktimi është 11%, duke reflektuar emigracionin e lartë të familjeve, përveç rënies së lindjeve.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% në periudhën në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar rënie prej 19%, duke reflektuar largimin e të rinjve në emigrim. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.

Lexo edhe: BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

Kthimi në shkollë këtë vit po vjen mes kontrastesh të forta, nga vrulli demografik që po çon drejt mbylljes shumë shkolla në zonat rurale. Rënia e numrit të nxënësve ka vënë në sfidë edhe qytetet e mëdha, ku numri i klasave paralele është në rënie vit pas viti.

Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale po transformon të mësuarit. Nxënësit duket se janë para mësuesve në këtë drejtim, teksa gjenerata “Z” ka avantazh në njohuritë mbi teknologjinë dhe po vë në përdorim IA për mësimet dhe detyrat e shtëpisë, në anën tjetër, armata e mësuesve që në pjesën dërrmuese janë mbi 45 vjeç, nuk po mund të ndjekin ritmin.

Teksa në Tiranë, infrastruktura teknologjike mundëson aksesin në teknologji, në bashkitë e vogla dhe të thella të vendit mësimi bëhet ende me metoda primitive, në klasa kolektive, pa internet, pa laboratorë etj.

Zhvillimet demografike dhe ato ekonomike po rrisin gjithnjë e më shumë pabarazitë në arsim, duke e bërë të pamundur zhvillimin e talenteve për nxënësit më të varfër dhe në zonat e thella të vendit.

Sistemet arsimore po transformohen shpejt nga rënia e nxënësve, por politikat arsimore nuk janë duke e përkthyer boshatisjen e shkollave në arritje më të mëdha për ata që kanë mbetur.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0