OpenAI riorganizon ekipin që formëson personalitetin e ChatGPT - Business Magazine Albania

OpenAI riorganizon ekipin që formëson personalitetin e ChatGPT

OpenAI ka riorganizuar ekipin Model Behavior, i cili ka qenë përgjegjës për personalitetin e ChatGPT dhe për reduktimin e “sycophancy”  kur AI pajtohet verbërisht me përdoruesin. Rreth 14 studiues të këtij grupi do t’i bashkohen ekipit më të madh Post Training, që merret me përmirësimin e modeleve pas trajnimit fillestar.

Udhëheqësja themeluese Joanne Jang po nis një projekt të ri brenda kompanisë, të quajtur OAI Labs, i fokusuar në krijimin e ndërfaqeve të reja për bashkëpunimin me AI.

Lexo edhe: BE gjobit Google me 3.5 miliardë dollarë për “abuzim” në tregun e reklamave online

Ky ndryshim vjen pas kritikave ndaj GPT-5, i cili u perceptua si më “i ftohtë” nga përdoruesit, edhe pse OpenAI tha se kishte reduktuar servilizmin. Kompania është përpjekur të balancojë personalitetin miqësor të chatbot-it me neutralitetin në përgjigje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0