Nvidia raportoi të ardhura rekord prej 46.7 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë 2025-ës, një rritje prej 56% krahasuar me një vit më parë, kryesisht falë bumit të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale.
Por një detaj nga dokumentet e depozituara në Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC) tregon një varësi të madhe nga vetëm dy klientë:
Klienti A përfaqësonte 23% të të ardhurave,
Klienti B përfaqësonte 16% të të ardhurave,
pra së bashku afro 39% të totalit.
Lexo edhe: Çfarë do të mbetet pas flluskave të AI-së dhe Kriptomonedhave?
Nvidia nuk i ka zbuluar emrat, duke i përshkruar vetëm si OEM, integrues sistemi ose distributorë. Kjo sugjeron se gjigantët e cloud-it si Microsoft, Amazon, Google apo Oracle janë më shumë klientë indirektë, pasi blejnë çipat përmes këtyre shpërndarësve.
Megjithatë, CFO e Nvidia, Nicole Kress, tha se 50% e të ardhurave nga qendrat e të dhënave (që zënë 88% të totalit) vijnë nga ofruesit e mëdhenj të cloud-it.
Analistët theksojnë se kjo varësi nga pak klientë paraqet rrezik, por njëkohësisht shansi është i madh pasi këto kompani kanë fonde të bollshme dhe pritet të vazhdojnë investimet masive në AI dhe qendra të dhënash.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto