Imitimet e markave luksoze do të ndalohen në doganë, çfarë parashikon ligji i ri - Business Magazine Albania

Imitimet e markave luksoze do të ndalohen në doganë, çfarë parashikon ligji i ri

Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare, që ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së.

Kështu në zbatim të këtij ligji, Dogana Shqiptare ndalon importin/eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false. Pra e thënë ndryshe çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Gucci, Armani, Louis Vitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo prodhim zyrtar i këtyre kompanive, do të bllokohen në doganë. Kjo do të jetë një goditje për firmat që imitojnë këto kompani dhe tregtarët që deri më tani importonin pa kriter këto mallra jo cilësore, duke i shitur me çmime të lira në treg.

Lexo edhe: Shqipëria, e fundit në Rajon për produktivitetin e punës

Ligji ndalon importin dhe eksportin e produkteve që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke i dhënë doganave të drejtën të bllokojnë produkte të falsifikuara si Gucci, Louis Vuitton apo Dior, përpara se të arrijnë tek konsumatorët. Edhe udhëtarët preken nga ky rregull: imitime të markave të blera jashtë vendit do të konfiskohen në pikat kufitare. Pronarët e markave fituan gjithashtu të drejtën të padisin për dëmshpërblim dhe të kërkojnë hetime zyrtare, me sanksione të përcaktuara sipas nenit 87. Vetëm gjatë vitit 2024, doganat shqiptare bllokuan mbi 40,000 artikuj të falsifikuar, kryesisht veshje, këpucë dhe kozmetikë. Autoritetet thonë se shifra reale është shumë më e lartë, pasi produktet e rreme dëmtojnë bizneset legjitime dhe ekspozojnë konsumatorët ndaj materialeve të pasigurta. Zyrtarët theksojnë se ky vendim shënon një goditje vendimtare kundër tregtarëve të produkteve të falsifikuara, megjithatë zbatimi i rreptë nga doganat dhe policia do të jetë thelbësor për të frenuar rrugët e kontrabandës. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke qenë në vijën e parë të kontrollit të qarkullimit ndërkufitar të mallrave. Në përputhje me ligjet e reja dhe dispozitat e Kodit Doganor, Dogana Shqiptare zbaton masa ndaluese dhe sekuestroje ndaj mallrave të dyshuara si shkelëse të të drejtave të pronësisë intelektuale. Bashkëpunon me pronarët e të drejtave dhe autoritetet përkatëse për nxjerrjen jashtë qarkullimit dhe konfiskimin e mallrave të falsifikuara. Nëpërmjet rolit aktiv të Doganës Shqiptare, garantohet një treg më i ndershëm, më i sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane, duke mbrojtur interesat e sipërmarrjes, qytetarëve dhe konsumatorëve.

Ligji i ri për markat tregtare përcakton procedura të qarta dhe të detajuara për regjistrimin, përdorimin, transferimin dhe mbrojtjen ligjore të këtyre të drejtave si dhe ofron më shumë garanci për konsumatorët dhe bizneset, duke shmangur pasojat ekonomike dhe tregtare të mallrave të falsifikuara ose që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

tema

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0