Green Coast Hotel - MGallery Collection në revistën britanike: Një arrati me 5 yje në rivierën shqiptare - Business Magazine Albania

Green Coast Hotel – MGallery Collection në revistën britanike: Një arrati me 5 yje në rivierën shqiptare

“Green Coast Hotel – MGallery Collection”, hoteli me 5 yje që ka hapur dyert në qershor të këtij viti nga Grupi BALFIN, duket se po tërheq vëmendjen e gazetarëve dhe mediave më prestigjioze nëpër botë. Rasti më i fundit është ai i gazetares Alex Lilly, nga revista më e lexuar në Britaninë e Madhe, “Hello Magazine”.   Gazetarja britanike përshkruan eksperiencën e saj në “Green Coast Hotel- MGallery Collection”, ndërsa vlereson se përvojat autentike që ofron hoteli dhe tërheqja e lartë e udhëtarëve nga e gjithë bota, po bëjnë që Shqipëria të shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të njohura turistike në të gjithë Europën. 

Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të njohura turistike në Europë dhe kush viziton Green Coast, e kupton menjëherë pse ky vend është një thesar i fshehur.

Brigjet e pastra të Detit Jon janë po ato ku Jul Çezari zbarkoi në vitin 48 p.e.s., përpara se të kalonte malin e Qafës së Llogarasë. Pikërisht këtu ndodhet edhe Green Coast Hotel-MGallery Collection, hoteli i parë butik e luksoz i markës MGallery në Shqipëri. 

“Udhëtarët kërkojnë një ndjenjë përkatësie, autenticiteti, bujarie dhe lidhjeje me vendin”, kështu është shprehur Maud Bailly, Drejtoresha Ekzekutive e Sofitel dhe MGallery. Këto, janë marka që operojnë nën zinxhirin hotelier Accor, me të cilin Grupi BALFIN ka bashkëpunuar pikërisht për të sjellë në jug të Shqipërisë një hotel si Green Coast Hotel – MGallery Collection. “Çdo hotel nën markën MGallery, është menduar të jetë një derë e hapur drejt kuptimit dhe zbulimit të vendit ku qëndron.”

Dhomat

Eleganca flet vetvetiu në çdo dhomë, numri total i të cilave është 131, përfshirë këtu suitat, ku më e veçanta është Suita Presidenciale. Harmonia mes ngjyrave të tokës në mure dhe mobiljeve në ngjyrë të butë kremi, reflekton në mënyrë të përsosur trashëgiminë e lashtë kulturore të vendit, që daton që nga Perandoria Romake, si dhe statusin e tij si një destinacion modern udhëtimi.

Sapo hapa derën e dhomës sime, një ndjenjë sofistikimi dhe rehatie më përshkoi, e cila u shtua edhe më shumë ndërsa u zhyta në çarçafët e butë të shtratit mbretëror. Diçka që vlen për t’u përmendur: Çdo mëngjes të ofrohet mundësia të dalësh në ballkonin e dhomës tënde me pamje nga Deti Jon, të shijosh një kafe dhe njëherazi peizazhin e mrekullueshëm, ku dukshëm pikaset në horizont Korfuzi dhe Italia. 

Lexo edhe:“Think Big” në Green Coast Hotel | MGallery Collection – Hoteli që po ndryshon turizmin elitar në Shqipëri!

SPA-ja

Pushimet nuk mund të quhen të tilla nëse nuk kujdesesh për veten dhe këtu, gjendet një qendër luksoze mirëqenieje, me pesë kate dhe pamje nga deti, ku mund të shijohet një gamë e personalizuar trajtimesh dhe terapish. Pak rëndësi ka nëse zgjidhni të relaksoheni në saunë, apo të kujdeseni për flokët tuaj…Skuadra e profesionistëve do t’jua ofrojë në çast ndjesinë e relaksit. 

Pasi më pritën me një çaj bimor, përjetova një masazh shplodhës që më ndaloi kohën, ndërsa trajtimi i fytyrës, tejet relaksues, ndonëse i thellë, i ofroi lëkurës sime një shkëlqim të dukshëm. Duke qenë se Green Coast rrethohet e gjitha nga një peizazh mesdhetar, nuk është aspak çudi që të gjitha produktet e përdorura janë natyrale, përpos faktit që për kujdesin ndaj lëkurës përdoret teknologjia më e fundit. 

Përjetimet unike

Një nga destinacionet më pak të vlerësuara të Mesdheut, me bregdetin si tiparin kryesor të Green Coast…A ka vallë mënyrë më të bukur për ta shijuar se sa nga qielli, me parashutë? Një prej mëngjeseve e nisa me një pjatë gourmet, ndërkohë që dielli lindte mbi maja malesh. Nuk vonova për t’u veshur dhe fluturuar mbi ujërat e kaltër dhe terrenin shkëmbor. Ndjesia ishte e papërsëritshme, ndihesha me krahë… Pas uljes në tokë, vendosa që të ngrija një dolli për këtë aventurë timen, pranë skulpturës “Monedha e Çezarit”, që të bën të ndihesh vërtet sikur ke udhëtuar pas në kohë.

Një alternativë tjetër për të kundruar rivierën shqiptare, është të lundrosh me një nga varkat e hotelit dhe t’i drejtohesh Shpellës së Piratëve ku, sipas legjendave, sirenat pushonin mbi shkëmbinj, e po ashtu plazhit të Gjipesë, të mbrojtur nga UNESCO.  Edhe pse bregu i plazhit të Gjipesë është i mbushur me gurë dhe rrjedhimisht i vështirë për t’u arritur me makinë ose ecje (3 km larg rrugës), sapo shtrihesh mbi peshqir dhe zhytesh në ujin kristal të pastër, kuptohet lehtë përse është konsideruar një nga plazhet më të mira në Europë. Nëse preferoni më shumë rehati sesa adrenalinë, merrni një libër dhe pushoni në plazh, ose relaksohuni në një nga lounge-t pranë pishinës me ujë kristal, vetëm disa hapa larg Vela Beach Bar. 

hello

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0