Termat “Skibidi”, “tradwife” dhe dhjetëra të tjera të përhapura nga rrjetet sociale janë mes mijëra fjalëve të reja që do të shtohen këtë vit në Fjalorin Cambridge.
“Skibidi” është një shprehje pa kuptim të caktuar, e cila fitoi popullaritet përmes një serie animacionesh virale në YouTube, ndërsa “tradwife” është një formë e shkurtuar e shprehjes “traditional wife” (bashkëshorte tradicionale) – një grua e martuar, zakonisht nënë, e cila gatuan, pastron dhe ndan momente nga jeta e saj në rrjetet sociale.
Më shumë se 6,000 fjalë të reja janë shtuar këtë vit, duke përfshirë edhe terma të lidhur me gjigantët e teknologjisë dhe punën në distancë.
Lexo edhe: Arti i vendosjes së kufijve profesionalë me klientët tuaj
“Kultura e internetit po ndryshon gjuhën angleze dhe ky proces është magjepsës për t’u vëzhguar e për t’u fiksuar në fjalor,” tha Colin McIntosh, menaxher i programit leksikor të Fjalorit Cambridge.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto